Shtypni butonin ε Settings.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar dhe shtypni butonin 8.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur ose ndryshuar cilësimin dhe shtypni butonin 8 për të ruajtur cilësimin.
Për t'u kthyer në ekranin e mëparshëm, shtypni përsëri butonin Settings ose shtypni butonin N.
Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim për disa minuta pasi të keni shtypur butonin Settings ekrani kthehet në gjendjen e mëparshme.
Përdoreni këtë opsion për të çaktivizuar kontrollet. Ky funksion mund të parandalojë që fëmijët të mos ndryshojnë ciklet ose punën e pajisjes.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e 8 për 3 sekonda për të çaktivizuar këtë funksion.
Pasi të vendoset ky funksion, të gjithë butonat kyçen me përjashtim të butonit Energjisë.
Kur kontrollet janë të kyçura, treguesi Child Lock ndizet dhe programi i larjes shfaqet në ekran.
Çaktivizimi i energjisë nuk do ta rivendosë këtë funksion. Duhet ta çaktivizoni këtë funksion para se të mund t'i përdorni opsionet dhe funksionet e tjera.
Ky opsion rekomandohet kur lani një ngarkesë rrobash shumë të ndotura.
Shtimi i këtij opsioni ndihmon në arritjen e rezultateve më të mira të pastrimit.
Modifikoni listën e programeve të larjes sipas dëshirës.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur programin e dëshiruar të larjes dhe shtypni butonin 8 për të përfshirë ose hequr programet e larjes.
Nëse shtohet një program larjeje, atëherë programi në fjalë do të shfaqë një shenjë kontrolli.
Nëse fshihet një program larjeje, shenja e kontrollit nuk shfaqet nga ai program.
Shtypni butonin N për të ruajtur listën e programeve të larjes.
Disa programe të zgjedhura paraprakisht që nuk mund të fshihen u janë çaktivizuar kutitë e kontrollit.
Rendi i programit të larjes në listë mund të ndryshohet. Ndryshoni rendin e programit të larjes në listë duke përdorur More Settings > Cycle Optimization në produkt ose Cycle Optimization në aplikacionin LG ThinQ.
Shtypni butonin ε Settings.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur More Settings dhe shtypni butonin 8.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar dhe shtypni butonin 8.
Rrotulloni çelësin për të zgjedhur ose ndryshuar cilësimin dhe shtypni butonin 8 për të ruajtur cilësimin.
Për t'u kthyer në ekranin e mëparshëm, shtypni butonin N.
Përdoreni për të konfiguruarWi-Fi Connection. Nëse Wi-Fi është i aktivizuar, në ekran do to shfaqet ikona Wi-Fi.
Nëse aktivizohet, kjo veçori organizon automatikisht listën e programeve të larjes dhe opsionet bazuar në modelet tuaja të përdorimit.
On është cilësimi i zgjedhur paraprakisht.
Zgjedhja eOff ruan rendin aktual të listës.
Përdoreni këtë opsion për të rregulluar volumin e zërit dhe për të fikur zërin.
Përdoreni këtë për të ndryshuar gjuhën e shfaqur në ekran.
Përdoreni këtë për të ndihmuar në zgjidhjen e gabimeve ose mosfunksionimeve.
Shihni seksionin Smart Diagnosis për më shumë detaje.
Zgjidhni këtë për të fshirë të gjitha të dhënat e ruajtura dhe për të inicializuar cilësimet.