Hapni derën midis ngarkesave herët e para që e përdorni pajisjen për të lejuar që çdo aromë nga brendësia e pajisjes të shpërndahet.
Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të mos futen brenda në kazan.
Sigurohuni që filtri i pushit dhe depozita e ujit të jenë të pastër.
Hapni derën dhe sigurohuni që filtri i pushit të jetë i pastër. Kur filtri të jetë plot me push, koha e tharjes do të jetë më e gjatë se zakonisht.
Nxirrni depozitën e ujit dhe zbrazni ujin e kondensuar. Kur depozita e ujit të jetë plot, pajisja mund të ndalojë gjatë ciklit.
Në disa raste, dritarja e LED mund të shfaqë E për t'ju informuar se ena me ujë është plot. Nëse ndodh kjo, zbrazni enën e ujit.
Vendosni rrobat në kazan pasi ti keni ndarë dhe mbyllni derën.
Futni rrobat thellë në kazan në mënyrë që rrobat të jenë larg nga gomina e derës. Kur rrobat bllokohen mes derës dhe gominës, ato mund të dëmtohen gjatë tharjes.
Rrobat duhet të ndahen sipas llojit të copës dhe nivelit të tharjes.
Të gjithë lidhëset dhe rripat e rrobave duhet të lidhen mirë dhe të fiksohen para se të vendosen në kazan.
Shtypni dhe mbani shtypur butonine Ndezjes/Fikjes për 1 sekondë për të ndezur pajisjen.
Në varësi të modelit, butonin e Ndezjes/Fikjes mund të ndizet dhe të tregojë që pajisja është gati për tharje.
Zgjidhni një program tharje duke e rrotulluar çelësin e zgjedhjes të programit.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Fillo/Ndërprit për 1 sekondë për të filluar programin e tharjes.
Kur shtypni butonin, pajisja kryen ajrosjen e pjesës së brendshme të kazanit për 10 sekonda në mënyrë që pajisja të përgatitet për procesin e tharjes.
Kjo pajisje lan në mënyrë automatike pushin që krijohet në sipërfaqen e kondensatorit, duke përdorur ujin që kondensohet nga rrobat gjatë funksionimit.
Frekuenca e kondensatorit të pastrimit mund të ndryshojë në varësi të përmasave dhe sasisë fillestare të lagështisë së rrobave.
Pasi programi i tharjes të ketë mbaruar, hapeni derën dhe hiqni rrobat.
Bëni kujdes! Kazani brenda mund të jetë akoma i nxehtë.
Shtypni dhe mbani shtypur butonine Ndezjes/Fikjes për 1 sekondë për të fikur pajisjen.
Pastroni pushin rreth xhamit të derës, paketimin prej gome dhe filtrin.
Fshijeni me një leckë të lagur ose me një pecetë të lagur.
Pastroni filtrin e pushit dhe zbrazni depozitën e ujit.
Për të ndihmuar në reduktimin krijimin e aromave të këqija, mund të lini hapur ose paksa hapur derën e tharëses për pak kohë nëse është e mundur për të ndihmuar në ajrosjen e kazanit pas përdorimit.
Për arsye sigurie, mos lejoni që fëmijët ose kafshët të futen në pajisje. Kjo mund të shkaktojë dëmtime ose lëndime.
Pjesa e fundit e një cikli të tharjes me rrotullim bëhet pa nxehtësi (cikli i ftohjes) për t'u siguruar që rrobat të lihen në një temperaturë që garanton që rrobat të mos dëmtohen.
Një temperaturë atmosferike e lartë dhe një dhomë e vogël mund të rritin kohën e tharjes si edhe konsumin e energjisë.