Lart > PËRDORIMI > Tabela e programeve > Programi i tharjes automatike

Programi i tharjes automatike

Këto programe janë në listën fillestare të programeve.

Programi

Cotton (Pambuk)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

9 kg

Udhëzimet

Përdoret për tharjen e të gjitha rrobave normale si për shembull pambuk, lino, këmisha, xhinse ose ngarkesa të përziera, përveç copave delikate të tilla si leshi ose mëndafshi.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Standard : z (Cupboard (Dollap))

Të disponueshme: Të gjitha

Programi

Eco R

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

9 kg

Udhëzimet

Përdoret për tharjen me më pak konsum energjie të të gjitha rrobave normale si për shembull pambuk, lino, këmisha, xhinse ose ngarkesa të përziera, përveç copave delikate të tilla si leshi ose mëndafshi.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Standard : z (Cupboard (Dollap))

Të disponueshme: Të gjitha

Programi

Mixed Fabric (Copa të përziera)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

4 kg

Udhëzimet

Than njëkohësisht copa të përziera.

  • Përdoret për llojet e ndryshme të copave përveç materialeve të veçanta (mëndafsh/delikate, veshje sportive, rroba të errëta, lesh, jorgan i hollë/perde).

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Standard : z (Cupboard (Dollap))

Të disponueshme: Të gjitha

Programi

Quick 40 (Shpejt 40)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

1 kg

Udhëzimet

Përdorni këtë program për tharjen e deri në 3 rroba prej poliamidi, akriliku dhe poliestër.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Jo të rregullueshme

Programi

Easy Care (Kujdes i lehtë)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

4 kg

Udhëzimet

Than rroba që nuk kanë nevojë për hekurosje pas tharjes.

  • Përdoret për poliamide, akrilik, poliestër.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Standard : z (Cupboard (Dollap))

I disponueshëm : z ( Cupboard (Dollap)), 1 (Iron (Hekur))

Programi

Activewear (Veshje sportive)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

2 kg

Udhëzimet

Përdorni këtë program për të tharë rroba të veçanta si veshje sportive dhe veshje për në natyrë.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Jo të rregullueshme

Programi

Wool (Të leshta)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

1 kg

Udhëzimet

Përdorni këtë program për të tharë rroba leshi ose që lahen me dorë që rrudhosen, të cilat kërkojnë kujdes delikat.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Jo të rregullueshme

Programi

Delicates (Delikate)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

1,5 kg

Udhëzimet

Përdorni këtë program për të tharë fustane, këmisha, bluza, materiale najloni, të brendshme ose rroba të tejdukshme dhe prej dantelle që mund të dëmtohen lehtë.

Dry Level (Niveli i Tharjes)

Jo të rregullueshme

Programi

Timed Dry (Tharje me kohë)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

-

Udhëzimet

Përdorni këtë program për të zgjedhur manualisht kohën e tharjes nga 20 deri në 180 minuta.

Dry Time (Koha e tharjes)

Automatike: 20 minuta

E disponueshme: 20-180 minuta

Programi

Download Cycle (Shkarkim cikli)

Kapaciteti maksimal i ngarkesës

-

Udhëzimet

Ky program ju lejon të shkarkoni programet e reja dhe të veçanta të tharjes në pajisjen tuaj me anë të një telefoni inteligjent. Programi standard është Allergy Care (Kujdesi për alergjinë).

KUJDES
  • Nëse ngarkesa është më pak se 1 kg, ju lutemi përdorni programin Timed Dry (Tharje me kohë). Rrobat e leshta duhet të thahen duke përdorur programin Wool (Të leshta) dhe copat sensitive ndaj nxehtësisë përfshirë mëndafshin, të brendshmet dhe të brendshmet e grave duhet të thahen duke përdorur programin Delicates (Delikate). Ju lutemi t'i përmbaheni ngarkesës së rekomanduar kur zgjidhni programin e dëshiruar. Përndryshe mund të dëmtohen rrobat.

  • Koha e tharjes mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të instalimit dhe kushteve aktuale të përdorimit. Koha e tharjes mund të jetë më e gjatë për shkak të ndikimeve të stinës dhe kur temperatura e ambientit bie nën temperaturat mesatare deri të ulëta (afërsisht 18℃ deri në 20℃).

SHËNIM
  • Nëse pajisja montohet si inkaso, kjo mund të shkaktojë përkeqësim të performancës.

  • Nëse rrobat nuk centrigurohen me shpejtësi të lartë gjatë larjes, konsumi i energjisë dhe koha e tharjes do të rriten. Çarçafët e mëdhenj ose mbulesat me astar mund të mos thahen njëlloj për shkak të qarkullimit jo të njëtrajtshëm të ajrit në rast se palosen. Mund të duhet t'i hiqni dhe t'i ngarkoni përsëri në mes të ciklit për të garantuar një tharje të mirë.