Çdo program ka cilësime fillestare që zgjidhen automatikisht. Gjithashtu mund t'i personalizoni këto cilësime duke përdorur këto butona.
Ju mundëson të zgjidhni një nivel tharjeje për programin e tharjes.
1 Iron (Hekur): Për copa që kanë nevojë për hekurosje
z Cupboard (Dollap): Për copa që nuk kanë nevojë për hekurosje
3 Extra (Ekstra): Për copa të trasha dhe me astarë
Ndizeni pajisjen.
Zgjidhni një program.
Zgjidhni një nivel tharjeje duke shtypur butonin Dry Level (Niveli i Tharjes) në mënyrë të përsëritur.
Përdorni këtë opsion për të zgjedhur manualisht kohën e tharjes, nga 20 në 180 minuta.
Përgatisni rrobat dhe ngarkoni kazanin.
Shtypni dhe mbani shtypur butonine Ndezjes/Fikjes për 1 sekondë.
Zgjidh një program tharjeje.
Përshtatni programin e tharjes (Dry Level (Niveli i Tharjes) dhe Dry Time (Koha e tharjes)) sipas nevojës.
Shtypni dhe mbani shtypur butonine Fillo/Ndërprit për 1 sekondë.