Lart > PËRDORIMI > Opsione dhe Funksione Ekstra > Përdorimi i opsioneve shtesë

Përdorimi i opsioneve shtesë

Ju mund t'i personalizoni programet duke përdorur opsionet e mëposhtme:

Anti Crease (Anti Rrudha)

Kjo veçori është e disponueshme me aplikacionin LG ThinQ .

Ju mundëson të reduktoni rrudhat që krijohen kur rrobat nuk shkarkohen menjëherë në fund të ciklit të tharjes.

Kur opsioni është i ndezur, pajisja punon vazhdimisht për 10 sekonda dhe ndalet për 5 minuta. Opsioni fiket automatikisht pas 2 orësh në fund të ciklit të tharjes.

SHËNIM
  • Kur aktivizohet ky opsion, vetëm butoni i Ndezjes/Fikjes punon pasi të ketë përfunduar cikli i tharjes.

  • Kur cikli i tharjes është në punë, ndërpritni në fillim ciklin për të vendosur opsionin.

  • Gjithmonë fikni pajisjen përpara se të zbrazni rrobat.

Lajmërim për lagështinë

Kjo veçori është e disponueshme me aplikacionin LG ThinQ .

Kur zgjidhet ky opsion, pajisja sinjalizon kur ngarkesa është afërsisht 80% e thatë. Kjo ju lejon të hiqni artikujt e lehtë që thahen më shpejt ose artikuj që dëshironi të hekurosni ose varni ndërsa janë ende pak të lagur.

Delay End (Shtyrje e kohës)

Ju mundëson të shtyni kohën e përfundimit të ciklit të tharjes nga 3 deri në 19 orë.

  • Ndizeni pajisjen.

  • Zgjidhni një program.

  • Shtypni butonin e Delay End (Shtyrje e kohës).

  • Vendosini orët e shtyrjes së kohës duke shtypur butonin Delay End (Shtyrje e kohës).

  • Shtypni dhe mbani shtypur butonine Fillo/Ndërprit për 1 sekondë.

SHËNIM
  • Rezervimet mund të bëhen çdo orë ndërmjet 3 dhe 19 orë, dhe rezervimet nuk bëhen për më pak se 3 orë.

  • Koha e rezervimit dhe koha aktuale e përfundimit të programit mund të ndryshojnë në varësi të sasisë së tharjes.

  • Nëse e ndryshoni rrjedhën duke e rrotulluar çelësin e funksionit pasi të keni caktuar funksionin e rezervimit, funksioni i rezervimit anulohet.

  • Nëse energjia elektrike ndërpritet për shkak të një ndërprerjeje të energjisë, rezervimi do të anulohet.