Me kalimin e kohës dhe nga përdorimi, pajisja mund të krijojë aroma të pakëndshme që shkaktojnë aroma të këqija te rrobat pas tharjes. Përdorimi i këtij funksioni pastrimi një herë në muaj (ose pas tharjes 30 herë) ndihmon në reduktimin e aromave të pakëndshme nga pajisja.
Për të përdorur programin, duhet ta shkarkoni ciklin përmes aplikacionit LG ThinQ .
Hiqni të gjitha rrobat nga pajisja.
Nxirrni depozitën e ujit, zbrazni ujin e kondensuar nga depozita dhe vendosni përsëri depozitën e ujit në pajisje.
Ndizeni pajisjen.
Zgjidhni programin Download Cycle (Shkarkim cikli) .
Shtypni dhe mbani shtypur butonine Fillo/Ndërprit për 1 sekondë.
Ky funksion punon për rreth 3 orë.
Zbrazeni depozitën e ujit pasi të ketë përfunduar funksioni.
Kur tubi opsional i shkarkimit është i instaluar, nuk është nevoja të zbrazet depozita e ujit.
Hapni derën e tharëses që pajisja të ketë mjaftueshëm qarkullim ajri për të ndjerë aromat e këqija të mbetura.
Për arsye sigurie, mos lejoni që fëmijët ose kafshët të futen në pajisje. Kjo mund të shkaktojë dëmtime ose lëndime.