Lart > PËRDORIMI > Përpara përdorimit > Sugjerim për kursimin e energjisë

Sugjerim për kursimin e energjisë

  • Për përdorim më efikas të energjisë, mbajini të gjitha pjesët e brendshme (p.sh. koshat e derës, sirtarët dhe raftet) në vendin e tyre fillestar.

  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e energjisë elektrike.

  • Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i lagështisë ose akullit.

  • Kur vendosni ushqime në ndarjen e ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se temperatura e treguar në ushqim.

  • Mos e vendosni temperaturën e pajisjes më të ulët se sa është e nevojshme.

  • Mos vendosni ushqime pranë sensorit të temperaturës së frigoriferit. Mbani një distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.