Ka kondensim brenda pajisjes ose në fund të kapakut të sirtarit të perimeve.
A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
Ftohni ushqimin e nxehtë së pari para se fusni brenda në frigorifer ose ngrirës.
A e keni lënë derën e pajisjes të hapur?
Megjithëse kondensimi do të zhduket pak pasi ta mbyllni derën e pajisjes, mund ta fshini me një leckë të thatë.
A e hapni dhe mbyllni derën e pajisjes shumë shpesh?
Mund të formohet kondensim për shkak të ndryshimeve të temperaturës nga jashtë. Fshijeni lagështinë me një leckë të thatë.
A vendosët ushqim të ngrohtë ose të njomë brenda pa e mbyllur në enë?
Mbajini ushqimet të mbuluara ose në enë të mbyllura.
Është formuar ngricë në ngrirës.
Dyert mund të mos jenë mbyllur mirë.
Kontrolloni nëse ushqimet brenda pajisjes po bllokojnë derën dhe sigurohuni që dera të jetë e mbyllur mirë.
A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit.
A është e bllokuar hyrja ose dalja e ajrit nga ngrirësi?
Sigurohuni që hyrja ose dalja e ajrit të mos bllokohen në mënyrë që të qarkullojë ajri brenda.
A është mbushur tepër ngrirësi?
Ruani një hapësirë të përshtatshme midis gjërave.
Është formuar ngricë ose kondensim brenda ose jashtë pajisjes.
A e hapët dhe mbyllët derën e pajisjes shpesh ose a është mbyllur keq dera e pajisjes?
Mund të formohen ngrica ose kondensim nëse ajri i jashtëm hyn brenda pajisjes.
A është shumë i lagësht ambienti ku është montuar?
Mund të shfaqet kondensim në pjesën e jashtme të pajisjes nëse vendi i instalimit është shumë i lagësht ose në ditë me lagështi si për shembull në ditë me shi. Fshijeni lagështinë me leckë të thatë.
Pjesa anësore ose para pajisjes është e ngrohtë.
Ka tuba anti-kondensimi të montuar në këto vende të pajisjes për të pakësuar formimin e kondensimit nga vendi përreth derës.
Tubi i çlirimit të nxehtësisë për të parandaluar kondensimin e krijuar është instaluar përpara dhe në anë të pajisjes. Mund ta ndjeni veçanërisht të nxehtë menjëherë pasi instalohet pajisja ose gjatë verës. Mund të rrini të sigurt se ky nuk është problem dhe është krejt normale.
Ka ujë brenda ose jashtë pajisjes.
A ka rrjedhje uji rrotull pajisjes?
Kontrolloni nëse uji ka rrjedhur nga ndonjë lavaman apo vend tjetër.
A ka ujë në fund të pajisjes?
Kontrolloni nëse uji është nga ushqimet e shkrira apo nga ndonjë enë e çarë ose e thyer.