Përdorimi i LG Content Store
Mund të shfletosh me shpejtësi dhe lehtësi Emisione, Filma dhe shumë të tjera për shikim të menjëhershëm.
Gjithashtu mund të shkarkosh dhe të përdorësh aplikacione nga kategori të ndryshme, si p.sh. arsim, argëtim, stil jetese, lajme dhe lojëra.
-
Shtyp butonin
në telekomandë.
- Hap LG Content Store.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.
Funksionet mund të jenë të kufizuara në shtete të caktuara.
Materiali mund të ndryshojë në varësi të modelit ose të shtetit.
Bëj kujdes kur përdoret nga fëmijët. Nëpërmjet këtij produkti, fëmijët mund të hapin materiale të papërshtatshme në internet.
Mund të bllokosh përmbajtje të papërshtatshme nga interneti duke penguar hapjen e aplikacioneve të caktuara.
Konfiguroji cilësimet te
Siguria Bllokimet për aplikacione.
Konfiguroji cilësimet te
Siguria Bllokimet për aplikacione.
Materialet e rekomanduara në ekranin kryesor
Mund të shfaqësh rekomandimet për materialet më të ndjekura dhe aplikacione në secilën kategori në ekranin kryesor të LG Content Store.
Zgjidh një material për ta parë ose zgjidh një aplikacion për ta shkarkuar.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.
Kërkohet lidhje me internetin për ta përdorur këtë funksion.