Përdorimi i mausit USB me kabllo / me valë
Lidhe mausin me portën USB. Përdore mausin për të lëvizur treguesin në ekranin e televizorit dhe zgjidh menunë që dëshiron.
Butoni i djathtë dhe butonat e veçantë në maus nuk funksionojnë.
Kur përdoret tastierë / maus USB me valë, funksionimi mund të ndikohet nga largësia dhe kushtet e mjedisit me valë.
Përdorimi i tastierës USB me kabllo / me valë
Lidhe tastierën me portën USB. Mund të shkruash tekst me pajisjen e lidhur të tastierës.
Në disa ekrane nuk mund të japësh tekst.
Rekomandohet përdorimi i një produkti të testuar për pajtueshmëri me televizorët LG.
LOGITECH K360, LOGITECH K400, LOGITECH K750, LG Electronics MKS-1200
LOGITECH K360, LOGITECH K400, LOGITECH K750, LG Electronics MKS-1200
Gjuhën e shkrimit mund ta ndryshosh duke shtypur tastin e ndërrimit të gjuhës ose tastin “Alt” të djathtë, si dhe mund ta ndryshosh duke shtypur tastin “Ctrl” dhe tastin e hapësirës në të njëjtën kohë.
Përdorimi i tastierës USB me valë mund të ndikohet nga rrezja e përdorimit dhe sistemi i lidhjes me valë.
Për të shkruar tekst në fushën e tekstit, përdor tastierën e shfaqur në ekranin e televizorit ose tastierën USB.