Përdorimi i Mobile TV aktiv
Të përgjithshme
Mobile TV aktiv
Nëse Aktivizo përmes Wi-Fi ose Aktivizo përmes "Bluetooth" janë caktuar në Aktiv, mund ta ndezësh televizorin me anë të një aplikacioni që mbështet Mobile TV aktiv ose të shikosh ekranin e aplikacionit në televizor.
Funksioni Aktivizo përmes Wi-Fi duhet përdorur në aplikacione të pajisjeve inteligjente që e mbështesin.
Funksioni Aktivizo përmes "Bluetooth" mund të përdoret vetëm në celularë të caktuar inteligjentë të “LG Electronics”.
Televizori duhet të jetë i lidhur në rrjet.
Televizori duhet të jetë i vendosur në prizë.
Televizori dhe pajisja që do të përdoret duhet të jenë të lidhur në të njëjtin rrjet.
Për t’u lidhur për herë të parë, sigurohu që pajisja që do përdoret është gati për t’u lidhur.
Kjo veçori disponohet vetëm në disa modele ose në disa shtete.