Konfigurimi i opsioneve të kontrollit të avancuar
Figura
Cilësimet e modalitetit të figurës
Kontrolle të përparuara / Kontrollet ekspert
- Kontrasti dinamik
- Korrigjon ndryshimin midis anëve të ndritshme dhe të errëta të ekranit për rezultate optimale në varësi të ndriçimit të figurës.
- Lokalizimi i tonit dinamik
- Cilësime të përshtatshme kontrasti në bazë të ndriçimit të figurës së përmbajtjeve HDR.
- Ngjyra dinamike
- Rregullon ngjyrën dhe ngopjen e figurës për ta bërë atë më të gjallë dhe shumëngjyrëshe.
- Ngjyra e preferuar
- Rregullon ngjyrën e lëkurës, barit dhe qiellit sipas preferencave të tua personale.
- Rezolucioni super
- Rregullon rezolucionin për të qartësuar figurat e errëta dhe të turbullta.
- Gama
- Rregullon ndriçimin mesatar të figurës.
- Diapazoni i ngjyrave
- Zgjedh gamën e ngjyrave që shfaqen. Vendos diapazonin e ngjyrave në Automatike sipas sinjalit ose shfaq ngjyra më të ndezura dhe më të pasura në rendin I zgjeruar dhe I gjerë.
- Filtri i ngjyrave
- Filtrat për një spektër specifik të ngjyrave në ngjyra RGB për të kalibruar në imtësi dhe saktësi ngopjen e ngjyrave dhe ngjyrimin.
- Ekuilibri i të bardhës
- Rregullon tonalitetin e përgjithshëm të ekranit sipas dëshirës.
- Sistemi i menaxhimit të ngjyrave
-
Ky është një funksion i përdorur nga ekspertët kur rregullojnë ngjyrat me anë të një testi motivesh me gjashtë ngjyra (E kuqe / E gjelbër / Blu / E kaltër / E purpurt / E verdhë) pa prekur zonat me ngjyra të tjera.
Për figura normale rregullimet mund të mos rezultojnë në ndryshime të ndjeshme të figurës.
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës ose të modalitetit të zgjedhur të figurës.
Artikujt e konfigurueshëm ndryshojnë në varësi të modelit.