Për të parë ekranin e kompjuterit në televizor
Lidhja me valë
-
Shtyp butonin
në telekomandë.
- Hap aplikacionin Screen Share.
- Hap “Miracast” në kompjuter. Televizori do të shfaqet në listën e pajisjeve të disponueshme.
- Zgjidh televizorin dhe kërko lidhje.
- Pas vendosjes së lidhjes, televizori shfaq ekranin e pajisjes së lidhur.
Për lidhje të qëndrueshme, rekomandohet ta përditësoni gjithnjë në versionin më të fundit të sistemit operativ pajisjen që lidhet me televizorin.
Rekomandohet ta përdorësh këtë funksion në rreze të shkurtër.
Ndonëse mund të lidhet pa rrugëzues me valë, lidhja e pajisjes me rrugëzues 5 GHz rekomandohet pasi performanca mund të ndikohet nga mjedisi rrethues me valë.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Ai është i ndryshëm nga versioni Windows. Për më shumë mbi pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh, drejtoju manualit të saj të përdorimit.
Për më shumë informacion, drejtoju aplikacionit Screen Share.
Nëse lidhja nuk arrihet vazhdimisht, fik televizorin dhe pajisjen që do të lidhje, më pas, ndizi sërish dhe provo përsëri.
Lidhja me tela
Lidhe kompjuterin me televizorin me anë të kabllos HDMI.