Për të parë ekranin e celularit në televizor
  1. Aktivizo modalitetin Miracast në pajisjen celulare.
  2. Televizori do të shfaqet në listën e pajisjeve të disponueshme.
  3. Zgjidh televizorin dhe kërko lidhje.
  4. Zgjidh Po në dritaren e shfaqur të kërkesës për lidhje.
  5. Pas vendosjes së lidhjes, televizori shfaq ekranin e pajisjes së lidhur.
Për lidhje të qëndrueshme, rekomandohet ta përditësoni gjithnjë në versionin më të fundit të sistemit operativ pajisjen që lidhet me televizorin.
Pajisja jo LGE mund të mos lidhet edhe kur gjendet.
Rekomandohet që pajisja të lidhet me rrugëzues 5 GHz, pasi performanca mund të ndikohet nga mjedisi me valë.
Shpejtësia e reagimit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdorimit.
Ajo ndryshon nga pajisja në pajisje. Për më shumë mbi pajisjen me të cilën dëshiron të lidhesh, drejtoju manualit të saj të përdorimit.
Nëse lidhja nuk arrihet vazhdimisht, fik televizorin dhe pajisjen që do të lidhje, më pas, ndizi sërish dhe provo përsëri.