Probleme lidhjeje me rrjetin
Nëse has ndonjë nga problemet e mëposhtme ndërkohë që përdor produktin, kontrollo si vijon: produkti mund të mos ketë asnjë problem.
Mund të kontrollosh gjendjen e lidhjes së rrjetit si më poshtë.
-
Rrjeti
Lidhje me tela (Ethernet)
-
Rrjeti
Lidhja Wi-Fi
Cilësimet e përparuara Wi-Fi
-
Kur shfaqet X në krah të televizorit -
Kontrollo televizorin ose pikëhyrjen (rrugëzuesin).
- Kontrollo gjendjen e lidhjes së televizorit, pikëhyrjes (rrugëzuesit) dhe modemit kabllor.
- Fik dhe ndiz sipas kësaj radhe:
1. Modemi kabllor - prit derisa të rivendoset modemi kabllor.
2. Pikëhyrja (rrugëzuesi) - prit derisa të rivendoset pikëhyrja (rrugëzuesi).
3. Televizori.- Nëse përdoret lidhje me valë, ndrysho SSID-në (emrin e rrjetit) dhe kanalin e valëve të pikëhyrjes (rrugëzuesit).
- Nëse përdoret IP statike, jep drejtpërdrejt IP-në.
- Kontakto kompanitë e shërbimit të internetit ose të pikëhyrjes (rrugëzuesit).
-
Kur shfaqet X në krah të portëkalimit - Kontrollo pikëhyrjen (rrugëzuesin) ose konsultohu me kompaninë e shërbimit të internetit.
- Hiq prizën e pikëhyrjes (rrugëzuesit), modemit kabllor - prit 10 sekonda. Rifute në prizë.
- Nise (rivendose) pikëhyrjen (rrugëzuesin) ose modemin kabllor.
- Kontakto kompanitë e shërbimit të internetit ose të pikëhyrjes (rrugëzuesit).
- Kontrollo faqen e prodhuesit të pikëhyrjes (rrugëzuesit) për t’u siguruar që rrugëzuesi ka të instaluar versionin më të fundit të firmuerit.
-
Kur shfaqet X në krah të DNS-së - Kontrollo pikëhyrjen (rrugëzuesin) ose konsultohu me kompaninë e shërbimit të internetit.
- Hiq prizën e modemit kabllor ose të pikëhyrjes (rrugëzuesit), prit 10 sekonda. Rifute në prizë.
- Nise (rivendose) pikëhyrjen (rrugëzuesin) ose modemin kabllor.
- Kontrollo që adresa MAC e televizorit / pikëhyrjes (rrugëzuesit) të jetë regjistruar me kompaninë e shërbimit të internetit. (Adresa MAC që shfaqet në panelin e dritares së gjendjes së rrjetit duhet të regjistrohet me kompaninë e shërbimit të internetit.)