Instalimi i aplikacioneve
Mund të përdorësh llogarinë LG për të instaluar aplikacione të ndryshme në televizor.

- Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
në këndin e poshtëm djathtas të ekranit. - Hap LG Content Store.
- Zgjidh një kategori nga lista e kategorive, si p.sh. Aplikacione dhe lojëra ose Me pagesë. Do të shfaqet lista e aplikacioneve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur.
- Zgjidh një aplikacion nga lista, për ta blerë.
- Lexo të dhënat e aplikacionit dhe shtyp Instalo.
Për aplikacionet me pagesë, çmimi shfaqet në ekran. Për blerjen nevojitet autentikimi i pagesës dhe i blerjes. - Mund ta hapësh aplikacionin menjëherë pas përfundimit të instalimit. Mund t'i shohësh të gjitha aplikacionet e instaluara në televizor. Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
në këndin e poshtëm djathtas të ekranit.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
Mund të blesh aplikacione/përmbajtje në kompjuter ose në televizor, por ato mund të instalohen dhe të luhen vetëm në televizor.
Nëse memoria e televizorit është e pamjaftueshme, mund t'i instalosh aplikacionet duke lidhur pajisje të jashtme memorieje.
Nuk mund të përdoren disqe USB që përmbajnë aplikacione nga televizorë të tjerë.
Shikimi i materialeve VOD
[Ky funksion disponohet vetëm në shtete të caktuara.]
Mund të shohësh menjëherë drama, filma etj. në transmetim në kohë reale.
Mund të shohësh menjëherë drama, filma etj. në transmetim në kohë reale.
- Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
në këndin e poshtëm djathtas të ekranit. - Hap LG Content Store.
- Zgjidh një kategori nga lista e kategorive, si p.sh. Emisione ose Filma. Do të shfaqet lista e materialeve të disponueshme në kategorinë e zgjedhur.
- Zgjidh një element nga lista.
- Lexo të dhënat e materialeve dhe pastaj shtyp Shikoje tani.
- Zgjidh një opsion hapjeje. Për të hapur materialin me opsionin e hapjes që zgjodhe, mund të nevojitet një aplikacion. Nëse nuk është i instaluar, instaloje aplikacionin për të hapur materialet.
- Për aplikacione me pagesë, kërkohet autentikimi i pagesës dhe i blerjes.
- Materiali hapet duke përdorur opsionin e zgjedhur.
Kategoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose të gjendjes së shërbimit.
[Ky funksion disponohet vetëm në modelet 3D.] Disa materiale 3D mund të shihen vetëm në televizorin për të cilin u blenë.
Për blerjen dhe hapjen e materialeve për të rritur nevojitet autentikimi për të rritur.