Krijimi i llogarisë LG
Duhet të identifikohesh për të shkarkuar aplikacione nga LG Content Store.
Tek Menaxhimi i llogarisë, mund të përdorësh adresën e emailit për të krijuar një llogari të re LG.
  1. Shtyp butonin HOME në telekomandë dhe zgjidh Setting icon lart djathtas.
  2. Zgjidh Advanced Settings iconTë përgjithshmeMenaxhimi i llogarisë.
  3. Zgjidh KRIJO LLOGARI. Lexo dhe prano kushtet e shërbimit.
  4. Fut ID-në dhe fjalëkalimin. ID-ja duhet të jetë adresa e emailit.
  5. Fut datëlindjen.
  6. Zgjidh OK. Shko tek emaili për të verifikuar adresën e emailit. Verifiko emailin përpara se të skadojë koha.
  7. Identifikohu me llogarinë e re për të filluar përdorimin e shërbimit.
Duhet lidhje me internetin për të krijuar llogari.
Informacioni i kërkuar mund të ndryshojë sipas shtetit.
ID-të ekzistuese që nuk përdorin adresë emaili mund të konvertohen në adresë emaili.
Mund të identifikohesh me llogarinë tënde në Facebook ose në Google.
(Funksione të tjera, përveç identifikimit, mund të mos disponohen.)
Shërbimi mund të të kufizohet në varësi të moshës.
Për të zgjidhur problemet në lidhje me këtë funksion, drejtoju seksionit "Zgjidhja e problemeve" te Udhëzuesi i përdorimit.