Përdorimi i Asistentit zanor
Asistenti zanor mundëson kërkimin për programe dhe materiale, si edhe ekzekutimin e një sërë funksionesh të LG webOS TV me anë të zërit tënd.
- Shtyp butonin
në telekomandën magjike. - Thuaj komandën që dëshiron pasi të hapet dritarja e Asistentit zanor në fund djathtas ekranit të televizorit, siç tregohet më poshtë. Teksti që do të thuash, shfaqet në ekran dhe ekzekutohet funksioni nga Asistenti zanor.



- Pas kryerjes së funksionit, shfaqet lista e rezultateve, siç tregohet më poshtë. Zgjidh rezultatin që dëshiron ose kërko sërish për të shtypur butonin
në telekomandën magjike.

Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.
Për të përdorur Asistentin zanor duhet të caktosh Gjuhën e njohjes së zërit për shtetin e zgjedhur.
Funksionet e disponueshme me Asistentin zanor
Mund të hapen një sërë funksionesh të televizorit nga Asistenti zanor.
| SHIKIMI I TELEVIZORIT |
| Regjistron programe ose ndërron kanale dhe volume, p.sh. "Volumi lart/poshtë." / "Shko te ke kanali OOO (numri)." / "Shko te ke kanali OOO (emri i kanalit)." |
| KONFIGURIMET |
| Ndërron sinjalin e hyrjes në pajisje të lidhura me televizorin ose konfiguron televizorin, p.sh. "HDMI1" / "Cilësimet e figurës" / "Cilësimet e zërit" / "Kohëmatësi i fikjes" |
| SHKURTORET |
| Aktivizon aplikacionet e instaluara në televizor, p.sh. "Guida televizive" / "Informacione të programit" / "YouTube" / "Foleja e pajisjes" |
| KËRKIMI PËR PROGRAME TELEVIZIVE |
| [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.] Kërkon programet në transmetim ose shfaq informacione të programit, p.sh. "Shiko kanalet sportive." / "Çfarë telenovelash ka në fundjavë." / "Gjej telenovelat me OOO (aktori)." |
| KËRKIMI PËR VIDEO |
| [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.] Kërkon ose rekomandon materialet e dëshiruara, p.sh. "Çfarë ka për të parë." / "Kërko në YouTube për OOO (titulli i filmit)." |
| KËRKIMI PËR INFORMACIONE |
| [Kjo veçori disponohet vetëm në disa shtete.] Kërkon për parashikimin e motit dhe mundëson shfletimin në internet, p.sh. "Kërko për OOO (termi) në internet." / "Si është moti në OOO (qyteti)?" |
Funksionet në dispozicion mund të ndryshojnë sipas shtetit.
Për të parë një listë të rezultateve të mëparshme të kërkimit, shtyp butonin
në telekomandën magjike në dritaren e shfaqjes së informacionit të Asistentit zanor.
në telekomandën magjike në dritaren e shfaqjes së informacionit të Asistentit zanor.Teksti shembull mund të ndryshojë, në varësi të funksioneve të televizorit. Për të parë udhëzuesin zanor mbi funksionet e mbështetura, shtyp kur shfaqet dritarja e informacionit të njohjes së zërit.
Për t'u pasur kujdes gjatë përdorimit të Asistentit zanor
Për të përdorur të gjitha funksionet e Asistentit zanor, duhet të caktosh opsione si rrjeti, kanali dhe rajoni. Nëse jo, Asistenti zanor kufizohet në përdorim të pjesshëm.
Funksionin e ndërrimit të kanaleve nuk mund ta përdorësh në disa kanale ku rrjeti nuk është i lidhur.
Kur televizori lidhet me një rrjet, duhet të pranosh Kushtet e përdorimit për njohjen e zërit që të mund ta përdorësh.
Gjuha e njohjes së zërit mund të ndryshohet te 

Të përgjithshmeGjuha (Language)Gjuha e njohjes zanore.


Të përgjithshmeGjuha (Language)Gjuha e njohjes zanore.Në varësi të shtetit, Asistenti zanor mund të përdoret pa caktuar rajonet ose kanalet.
Shpejtësia e njohjes së Asistentit zanor mund të ndryshojë në varësi të karakteristikave të përdoruesit (zëri, shqiptimi, intonacioni dhe shpejtësia) dhe të mjedisit (zhurma dhe volumi i televizorit).
Për të përmirësuar saktësinë e njohjes së zërit, duhet të flasësh qartë dhe me zë të lartë në distancë rreth 10 cm nga mikrofoni i telekomandës magjike.
Nëse zëri nuk përdoret siç duhet, Asistenti zanor mund të mos funksionojë mirë.
Kur përdoret Asistenti zanor në telekomandën magjike pas lidhjes së dekoduesit me LG webOS TV, këshillohet që telekomanda magjike të drejtohet nga dekoduesi pas njohjes së komandës zanore.