Përdorimi i teletekstit
Screen Remote button(Telekomanda magjike)Tekst (Telekomanda virtuale)
(ose shtyp butonin TEXT në telekomandë.)
[Ky funksion disponohet vetëm në disa shtete.]
Teleteksti është një shërbim falas që ofrohet nga stacioni televiziv që ofron informacion me tekst rreth programeve televizive, lajmeve dhe motit.
Dekoduesi i teletekstit të këtij televizori mund të mbështesë sistemet SIMPLE, TOP dhe FASTEXT.
Butoni me ngjyrë
Për të zgjedhur faqen e mëparshme ose vijuese.
Butoni me numër
Jep numrin e faqes për të kaluar atje.
Page button on the remote control
Për të zgjedhur faqen e mëparshme ose vijuese.
Funksioni i veçantë i teletekstit
Screen Remote button(Telekomanda magjike)Tekst(Telekomanda virtuale)T.OPT(Telekomanda virtuale)
(ose shtyp butonin T.OPT në telekomandë.)
Zgjidh menynë TELETEKSTI.
Indeksi
Zgjidh çdo faqe të indeksit.
Ora
Kur shikon një program televiziv, zgjidh këtë meny për të shfaqur orën në anën e djathtë të ekranit lart.
Mbaj
Ndalon ndryshimin automatik të faqes, i cili ndodh nëse faqja e teletekstit përbëhet nga 2 ose më shumë nënfaqe.
Zbulo
Zgjidh këtë meny për të shfaqur informacione të fshehura, të tilla si zgjidhjet e gjëegjëzave ose të lojërave.
Përditësim
Shfaq në ekran figurën e televizorit gjatë pritjes për faqen e re të teletekstit.
Gjuha
[Vetëm në modalitet dixhital]
Vendos gjuhën e teletekstit.
Për të caktuar gjuhën e teletekstit
HOME button on the remote controlSetting iconAdvanced Settings iconTë përgjithshmeGjuha (Language)Gjuha kryesore e teletekstit/Gjuha e dytë e teletekstit
[Vetëm në modalitet dixhital]
Përdor funksionin e gjuhës së teletekstit kur transmetohen dy a më tepër gjuhë teleteksti.
Nëse të dhënat e teletekstit në gjuhën e zgjedhur nuk transmetohen, shfaqet gjuha bazë e teletekstit.
Nëse zgjedh shtetin e gabuar, teleteksti mund të mos shfaqet saktë në ekran dhe mund të dalin probleme gjatë përdorimit të teletekstit.