Çfarë është ndarja e materialeve?
Ndarja e materialeve mundëson shikimin e videove, muzikës dhe fotove të ruajtura në kompjuterin ose celularin e lidhur në të njëjtin rrjet.
Luajtja e materialeve me softuerin e ndarjes në kompjuter
Nëse sistemi operativ i kompjuterit është Windows 7 ose Windows 8, mund të luash muzikë, video ose foto në televizor pa instaluar program shtesë.
  1. Konfiguro televizorin dhe kompjuterin në të njëjtin rrjet. Konfiguro edhe rrjetin në kompjuter me Windows 7 ose Windows 8.
  2. Shtyp me të djathtën e mausit mbi skedarin e dëshiruar të muzikës, videos ose fotos dhe zgjidh modelin me anë të funksionit "Luaj në" që ofrohet në Windows 7 ose Windows 8 për të luajtur zgjedhjen.
    Për ta luajtur në pajisje të tjera, si p.sh. në celular, drejtoju udhëzuesit përkatës të përdorimit.
Edhe kur janë lidhur disa televizorë ose pajisje, skedari i zgjedhur luhet vetëm nga njëra pajisje. Shpejtësia e luajtjes mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së rrjetit.
Përdorimi i aplikacionit SmartShare për të luajtur materialin e ruajtur në kompjuter
Mund të përdorësh aplikacionin SmartShare ose celularin inteligjent për të lidhur me rrjetin e shtëpisë muzikën/videot/fotot e ruajtura në kompjuter dhe t'i luash në televizor.
  1. Konfiguroje televizorin dhe pajisjen (p.sh., celular) të instaluar me SmartShare në të njëjtin rrjet.
    Shërbimi SmartShare disponohet vetëm kur televizori dhe të gjitha pajisjet janë lidhur me një rrugëzues të vetëm.
  2. Nëse përdor kompjuter, shkarkoje dhe instaloje aplikacionin SmartShare nga faqja e internetit. Përpara instalimit, dil nga të gjitha aplikacionet e hapura në kompjuter, si p.sh. muri mbrojtës ose antivirusi.
Serveri duhet të jetë në punë për të parë skedarin e përbashkët në televizor.
Për të kontrolluar të dhënat e faqes, shtyp butonin HOME button on the remote control për të zgjedhur My App button në këndin e poshtëm djathtas të ekranit. Mund t'i kontrollosh të dhënat nga Foleja e pajisjesKompjuterNdarja e materialeve.
Për informacione të mëtejshme rreth përdorimit të aplikacionit SmartShare, drejtoju seksionit të ndihmës së aplikacionit.
Çështje që kanë të bëjnë me opsionin e ndarjes së materialeve
Kontrollo cilësimet e rrjetit nëse opsioni i ndarjes së materialeve nuk funksionon siç duhet.
Mund të mos funksionojë siç duhet në rrjet me valë. Rekomandohet lidhja në rrjet me kabllo.
Nëse lidhen disa televizorë me një pajisje, materiali mund të mos luhet siç duhet në varësi të performancës së serverit.
Mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të mjedisit të rrjetit.
Për të parë video 1080p nëpërmjet funksionit të ndarjes së materialeve, nevojitet rrugëzues që përdor frekuencë 5 GHz. Nëse përdoret rrugëzues 2,4 GHz, videoja mund të mos luhet siç duhet.
Funksioni i ndarjes së materialeve mund të mos mbështetet për rrugëzues që nuk mbështet Multicast. Për më tepër informacion, drejtoju udhëzuesit të përdorimit që ofrohet me rrugëzuesin ose kontakto prodhuesin.
Titrat ndihmëse mbështeten vetëm në disa pajisje të lidhura.
Aplikacioni SmartShare rekomandohet për leximin e titrave.
Kur skedari i titrave shtohet më vonë, çaktivizo dosjen e përbashkët dhe aktivizoje sërish.
Skedarët DRM në pajisjen e lidhur nuk luhen.
Edhe për formatin e skedarit të mbështetur nga televizori, formati i skedarit mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të pajisjes së lidhur.
Dosja mund të mos funksionojë siç duhet nëse në të ka shumë dosje ose skedarë.
Informacioni në skedarin e importuar nga pajisja e lidhur mund të mos shfaqet siç duhet.
Në varësi të enkodimit, disa transmetime mund të mos luhen në modalitetin e ndarjes së materialeve.