Përdorimi i Pamje e shumëfishtë
Mund ta ndash ekranin dhe të shohësh dy programe të ndryshme televizive ose një program dhe një hyrje tjetër njëherësh.
- Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh My Programmes. - Zgjidh Pamje e shumëfishtë te lista në fund të ekranit për të shfaqur nënekranin.
- Zgjidh një program të regjistruar te My Programmes.
- Programi i zgjedhur do të shfaqet në nënekran.
Ekrani kryesor do të caktohet për të shfaqur Transmetim i drejtpërdrejtë ose hyrjen e përdorur së fundmi.
Lloji i videos së shfaqur në nënekran mund të ndryshojë në varësi të cilësimeve të ekranit kryesor.
Cilësimet e ekranit kryesor dhe të nënekranit mund të ndryshojnë në varësi të modelit ose të shtetit.
Për videot "Ultra HD" dhe 3D, përdorimi i Pamje e shumëfishtë do të kufizohet.
Pamje e shumëfishtë dhe funksioni i regjistrimit (ofrohet vetëm në shtete të caktuara) nuk mund të përdoren njëherësh.
Kur është hapur Pamje e shumëfishtë, videot e ruajtura përkohësisht në modalitetin Live Playback (ofrohet vetëm në shtete të caktuara) do të fshihen.
[Ky funksion disponohet vetëm në shtete të caktuara.] Kur të konfigurohet Konfiguro telekomandën universale i dekoduesit, programet e dekoduesit mund të shikohen në nënekran.
Shërbimi i koduar mund të zhbllokohet vetëm për ekranin kryesor ose për nënekranin.
Kur Pamje e shumëfishtë përdoret për të parë njëherësh dy programe televizive, këto mund të shikohen vetëm në modalitet antene.
Ky opsion disponohet vetëm për disa modele.
Shikimi në modalitetin 1

- I referohet ekranit kryesor.
- Nëse nënekrani zgjidhet me telekomandën magjike, Pamje e shumëfishtë mbyllet dhe nënekrani i zgjedhur zgjerohet në ekran të plotë.
- Mbyll nënekranin.
Del vetëm zëri i ekranit kryesor.
Butonin në telekomandën magjike mund ta lëvizësh mbi ekranin e dëshiruar për të ndryshuar programin.
Për të ripozicionuar nënekranin mund ta tërheqësh nënekranin me treguesin e telekomandës magjike.
Shikimi në modalitetin 2
Në modalitetin 1 zgjidh Pamje e shumëfishtë për të kaluar te modaliteti 2.

- Ekrani kryesor shfaqet në të majtë.
- Nënekrani shfaqet në të djathtë.
- Pamje e shumëfishtë mbyllet dhe ekrani i zgjedhur zgjerohet në ekran të plotë.
Do të dalë vetëm një burim zëri me përparësi për zërin e ekranit kryesor.
Gjatë shikimit të televizorit mund të zgjedhësh ekranin e dëshiruar prej nga do të dalë zëri.
Mund të përdorësh butonin në telekomandën magjike ose butonin
/
në telekomandë për të ndryshuar programin në ekranin e zgjedhur.
/
në telekomandë për të ndryshuar programin në ekranin e zgjedhur.Zgjidh sërish Pamje e shumëfishtë për të mbyllur funksionin.