Lart > PËRDORIMI > Prodhuesi i akullit > Përdorimi i prodhuesit të akullit

Përdorimi i prodhuesit të akullit

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

Ky është vendi ku akulli prodhohet manualisht.

PARALAJMËRIM
  • Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.

KUJDES
  • Bëni kujdes të mos e rrotulloni me forcë mbajtën e akullit pasi mund të thyhet.

  • Nëse hapni dhe mbyllni shpesh derën e frigoriferit, mund të duhet më shumë kohë për ngrirjen e ujit.

SHËNIM
  • Nëse mbajtësja e akullit është mbushur plot, kubat e akullit mund të ngjiten me njëri tjetrin dhe do të hiqen me vështirësi.

  • Shtypni butonin Super Freeze në panelin e kontrollit, për ta përgatitur akullin shpejt.

  • Akulli mund të nxirret më lehtë nëse derdhni ujë në mbajtësen e akullit.

  • Prodhuesin e akullit ose koshin për ruajtjen e akullit mund ta hiqni për të liruar më shumë hapësirë brenda ngrirësit, nëse nuk e përdorni atë.