Ndiqni udhëzimet më poshtë për të përdorur metodën e diagnostikimit me zë.
Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet për diagnostikimin me zë të vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ.
Futeni mirë spinën e korrentit në prizë.
Vendosni altoparlantin e telefonit tuaj inteligjent pranë pajisjes.
Zgjidhni Smart Diagnosis me anë të telekomandës. ~ Shihni Veçori shtesë dhe cilësimet (Diagnostikimi inteligjent).
Mbajeni telefonin inteligjent pranë derisa transferimi i të dhënave të ketë përfunduar.
Pasi të ketë përfunduar transferimi i të dhënave, diagnostikimi do të shfaqet në aplikacion.
Për rezultate më të mira, mos e lëvizni telefonin ndërkohë që po transmetohet zëri.
Sigurohuni që të mbani në minimum zhurmën e ambientit, përndryshe telefoni mund të mos marrë saktë sinjalet nga njësia e brendshme.