Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.
Fridge
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 1 °C deri në 7 °C.
Temperatura automatike e frigoriferit është 3 °C.
Super Cool
Ky funksion mund të ftohtë shpejt një sasi të madhe ushqimesh të tilla si perime, fruta e kështu me radhë.
Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.
Freezer
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga -15 °C deri në -23 °C.
Temperatura automatike e ngrirjes është -18 °C.
Super Freeze
Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.
Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.
Kur ky modalitet është ndezur, mund të dëgjohen zhurma dhe konsumi i energjisë mund të rritet.
Vacation
Ky funksion është i dobishëm kur jeni larg me pushime. Kur ky funksion është i aktivizuar, temperatura e frigoriferit është 7 °C dhe temperatura e ngrirjes -15 °C. Kur ky funksion është i çaktivizuar, temperatura e frigoriferit dhe e ngrirjes kthehen në konfigurimin e mëparshëm të temperaturës.
Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
Kur ky funksion është i aktivizuar, butonat Fridge, Freezer, Super Cool dhe Super Freeze nuk do të jenë funksionalë.
Kur ky funksion është i aktivizuar, bëni kujdes për ruajtjen e ushqimeve që kërkojnë një temperaturë më të ulët se temperatura e paracaktuar.
Kur të ktheheni në shtëpi, mos harroni ta fikni këtë buton për të aktivizuar butonat e tjerë dhe që cilësimet e frigoriferit të kthehen në temperaturën e mëparshme.
Wi-Fi*1
Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Referojuni SMART FUNCTIONS për informacione në lidhje me konfigurimin fillestar të aplikacionit LG ThinQ.
Meat/Fish/Cheese*1
Ky funksion kontrollon temperaturën në Fresh Converter+ sirtar.
Shtypni çdo buton për të zgjedhur modalitetet Meat (Shumë i ftohtë), Fish (Më i ftohtë), Cheese (I ftohtë).
Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C ose një nivel nga temperatura e paracaktuar për secilën ndarje.
Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht pasi të mbyllet dera.
Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë.