Lart > PËRDORIMI > Paneli i kontrollit > Paneli i kontrollit dhe funksionet

Paneli i kontrollit dhe funksionet

Paneli i kontrolli: Në derën e ngrirjes
  1. Freezer

    Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga -23 °C deri në -15 °C.

    • Temperatura fillestare e ngrirjes është -18 °C.

  2. Fridge

    Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 1 °C deri në 7 °C.

    • Temperatura fillestare e frigoriferit është 3 °C.

  3. Express Freeze

    Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.

    • Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.

    • Ky funksion mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar.

  4. Wi-Fi

    Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Referojuni funksioneve Inteligjente për informacione në lidhje me konfigurimin e aplikacionit LG ThinQ.

SHËNIM
  • Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.

  • Nëse ka ndonjë kontakt gishti ose lëkure me panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë.

  • Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura reale brenda pajisjes.

  • Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C nga temperatura e paracaktuar.