Aplikacioni LG ThinQ ju lejon të komunikoni me pajisjen duke përdorur një telefon inteligjent.
Veçoritë e aplikacionit LG ThinQ
Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.Ju lejon të kontrolloni pajisjen në distancë nga aplikacioni LG ThinQ.Mund të shkarkoni cikle të reja dhe të veçanta që nuk përfshihen tek ciklet kryesore në aplikacion.Një shumëllojshmëri ciklesh të veçanta specifike për pajisjen mund të shkarkohen për pajisjet e regjistruara me sukses.Me përfundimin e shkarkimit të ciklit në pajisje, pajisja ruan ciklin e shkarkuar deri në shkarkimin e një cikli të ri.Vetëm një cikël i shkarkuar mund të ruhet në pajisje çdo herë.Ky funksion tregon numrin e cikleve që mbeten përpara përdorimit të funksionit Tub Clean (Pastrim kazani).Ky funksion kontrollon konsumin e energjisë të cikleve të përdorura së fundmi dhe mesataren mujore.Ky funksion mundëson informacione të dobishme për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve me pajisjen, bazuar në modelin e përdorimit.Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion.Kur cikli ka përfunduar ose pajisja ka probleme, keni opsionin e marrjes së njoftimeve stimuluese në një telefon inteligjent. Këto njoftime aktivizohen edhe nëse aplikacioni LG ThinQ është i fikur.Në rastet e mëposhtme, duhet të përditësoni informacionin e rrjetit për secilën pajisje në aplikacionin LG ThinQ te Kartat e pajisjes > Cilësimet > Ndrysho rrjetin.routeri me valë është ndryshuarfjalëkalimi i routerit me valë është ndryshuarOfruesi i shërbimit të internetit është ndryshuarAplikacioni i nënshtrohet ndryshimeve për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit.Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Instalimi i aplikacionit LG ThinQ dhe lidhja e pajisjes LG
Skanoni kodin QR që ndodhet në produkt duke përdorur kamerën ose një aplikacion lexues të kodit QR në telefonin tuaj inteligjent.Kërkoni dhe instaloni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store ose Apple App Store në një telefon inteligjent.Aktivizoni aplikacionin LG ThinQ dhe identifikohuni me llogarinë tuaj ekzistuese ose krijoni një llogari LG për t’u identifikuar.Shtypni butonin shto (~) në aplikacionin LG ThinQ për të lidhur pajisjen LG. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin.Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që treguesi i Wi-Fi në panelin e kontrollit të jetë ndezur.Pajisja mbështet vetëm rrjete Wi-Fi 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose referojuni manualit të ruterit me valë.LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, si dhe për defektet ose gabimet e shkaktuara nga lidhja me rrjetin.Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit me valë të punojë ngadalë.Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë lidhjen ose instalimi mund të dështojë.Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi (zgjatues i valëve) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë si duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë.Pajisja nuk mund të lidhet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë. Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave angleze (A-Z) dhe numrave (0-9). Mos përdorni karaktere të veçanta.Ndërfaqja e përdoruesit (UI) të telefonit Inteligjent mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe lidhni përsëri produktin.
Aktivizimi i lidhjes së rrjetit
Hapni aplikacionin LG ThinQ.Zgjidhni dhe shtypni Larës për ngarkesën para në aplikacion.Shtypni butonin e Energjisë në panelin e kontrollit.Shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda në panelin e kontrollit.Drita LED e Wi-Fi pulson gjatë procesit të lidhjes.
Ndezja e pajisjes në distancë
Përdorni një telefon inteligjent për të kryer kontrollin e pajisjes suaj në distancë. Njëkohësisht ju mund të monitoroni funksionimin e ciklit tuaj, për të ditur sesa kohë ka mbetur në cikël.Futni rrobat në kazan.Nëse dëshironi, shtoni zbardhues ose zbutës rrobash në vendet përkatëse të dispenserit.Shtypni butonin e Energjisë.Shtypni butonin Remote Start (Fillimi me Telekomandë) për të aktivizuar funksionin e kontrollit me telekomandë.Nisni një cikël nga aplikacioni LG ThinQ në telefonin tuaj inteligjent.Me aktivizimin e modalitetit, ju mund të nisni një cikël vetëm nga aplikacioni LG ThinQ i telefonit inteligjent. Nëse cikli nuk fillon, pajisja do të presë për të filluar ciklin derisa të fiket në distancë nga aplikacioni ose derisa ky funksion të çaktivizohet.Nëse dera është hapur, nuk mund të nisni një cikël në distancë.Kur aktivizohet ky funksion, shtypni butonin Remote Start (Fillimi me Telekomandë).
Çaktivizimi i lidhjes me rrjetin
Hapni aplikacionin LG ThinQ.Zgjidhni dhe shtypni me prekje pajisjen që keni regjistruar në aplikacion.Zgjidhni dhe shtypni Fshi pajisjen në menunë e cilësimeve për ta shkëputur.Shtypni butonin e Energjisë në panelin e kontrollit.Shtypni dhe mbani shtypur njëherësh butonat Delay End (Shtyrje e kohës) dhe Remote Start (Fillimi me Telekomandë) për 3 sekonda për të çaktivizuar lidhjen me rrjetin.
Specifikimet e pajisjes radio
LlojiDiapazoni i Frekuencës së FunksionimitFuqia Output (Maks.)LAN me valë2400 MHz ~ 2483,5 MHz< 100 mWBluetooth*1Kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në disa modele.Për informacionin e përdoruesit, kjo pajisje duhet të instalohet dhe të punojë nga një distancë prej të paktën 20 cm mes pajisjes dhe trupit.
Deklarata e konformitetit
Përmes kësaj deklarate, LG Electronics deklaron se lavatriçja e llojit të pajisjes radio është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit:http://www.lg.com/global/support/cedoc/cedoc#
Informacion për njoftimin për softuerin me burim të hapur
Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës dhe njoftimet për të drejtën e autorit, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë pas kërkese me email në opensource@lge.com.Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.