Përdorni këtë karakteristikë për t'ju ndihmuar të diagnostikoni dhe zgjidhni problemet me pajisjen tuaj.
Për arsye që nuk lidhen me neglizhencën e LGE, shërbimi mund të mos funksionojë për shkak të faktorëve të jashtëm si për shembull, por pa u kufizuar me, mungesën e rrjetit Wi-Fi, mungesën e lidhjes me rrjetin Wi-Fi, politikat vendase të App Store ose mungesës së aplikacionit.
Kjo karakteristikë mund të jetë objekt ndryshimi pa njoftim paraprak dhe mund të ketë forma të ndryshme në varësi të vendndodhjes suaj.
Përdorimi i LG ThinQ për diagnostikimin e problemeve
Nëse hasni ndonjë problem me pajisjen tuaj me Wi-Fi, ajo mund të transmetojë të dhënat e zgjidhjes së problemit në një telefon inteligjent duke përdorur aplikacionin LG ThinQ.Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet e vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ.
Përdorimi i diagnostikimit me zë për diagnostikimin e problemeve
Ndiqni udhëzimet më poshtë për të përdorur metodën e diagnostikimit me zë.Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet për diagnostikimin me zë të vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ.Shtypni butonin e Energjisë për ta ndezur pajisjen.Mos shtypni asnjë buton tjetër.Vendosni altoparlantin e telefonit tuaj inteligjent afër me butonin e Energjisë.Shtypni dhe mbani shtypur butonin Temp. për 3 sekonda ose më shumë duke e mbajtur altoparlantin e telefonit tuaj inteligjent pranë butonit të Energjisë derisa transferimi i të dhënave të ketë përfunduar.Mbajeni telefonin tuaj inteligjent pa e lëvizur derisa transmetimi i të dhënave të ketë mbaruar. Në ekran shfaqet koha e mbetur për transferimin e të dhënave.Pasi të ketë përfunduar transferimi i të dhënave, diagnostikimi do të shfaqet në aplikacion.Për rezultate më të mira, mos e lëvizni telefonin inteligjent ndërsa po transmetohen tonet.