Lart > MIRËMBAJTJA > Pastrimi i pajisjes në mënyrë periodike > Pastrimi i kazanit

Pastrimi i kazanit

Tub Clean (Pastrim kazani)

Ky është një program që ndihmon për pastrimin e pjesës së brendshme të pajisjes përmes njomjes, larjes, shpëlarjes dhe shtrydhjes.

Ekzekutojeni këtë funksion një herë në muaj (ose më shpesh nëse është e nevojshme) për të reduktuar grumbullimin e detergjentit, zbutësit dhe mbetjeve të tjera. Përdorimi i rregullt i këtij programi mund të ndihmojë në mbajtjen pastër të sipërfaqes së kazanit dhe në ruajtjen e kushteve normale të funksionimit të pajisjes.

SHËNIM
  • Mesazhi tcL do të shfaqet për t'ju sinjalizuar si rekomandim për vënien në punë të këtij funksioni.

PARALAJMËRIM
  • Lëreni derën të hapur që pjesa e brendshme e pajisjes të thahet vetëm nëse fëmijët në shtëpi janë nën mbikëqyrje.