Lart > ZGJIDHJA E PROBLEMEVE > Para se të telefononi për servis > Mesazhe gabimi

Mesazhe gabimi

1E

GABIM NË FURNIZIMIN ME UJË

Furnizimi me ujë nuk është i përshtatshëm në atë vend. Pajisja nuk furnizohet me ujë ose furnizohet ngadalë.

  • Kontrolloni ndonjë rubinet tjetër në shtëpi.

Rubineti i furnizimit me ujë nuk është plotësisht i hapur. Pajisja nuk furnizohet me ujë ose furnizohet ngadalë.

  • Hapeni plotësisht rubinetin.

Tubi(at) e hyrjes së ujit janë përdredhur.

  • Drejtoni tubin ose riinstaloni tubin hyrës të ujit.

Filtri i tubit(ve) të furnizimit është bllokuar.

  • Kontrolloni dhe pastroni filtrin e valvulës së furnizimit me ujë pasi të keni mbyllur rubinetat dhe të keni hequr lidhjet e tubave nga lavatriçja.

UE

GABIM ÇEKUILIBRIMI

Pajisja ka një sistem zbulimi dhe korrigjimi të mungesës së balancimit.

  • Nëse rrobat janë akoma të njoma në fund të ciklit, përhapni ngarkesën për të lejuar shtrydhje të mirë. Mbyllni derën dhe shtypni butonin Fillo/Ndalo. Mund të duhen disa minuta para se pajisja të fillojë centrifugën. Dera duhet të mbyllet para se të bëhet shtrydhja.

Ngarkesa është tepër e vogël. Nëse futen gjëra të rënda teke (p.sh. rrugicë tualeti, peshqir dushi, etj.), ky sistem mund të ndalojë rrotullimin ose edhe njëkohësisht të ndërpresë ciklin e shtrydhjes.

  • Shtoni 1 ose 2 gjëra të ngjashme ose rroba më të vogla për të ndihmuar balancimin e ngarkesës. Mbyllni derën dhe shtypni butonin Fillo/Ndalo. Mund të duhen disa minuta para se pajisja të fillojë centrifugën. Dera duhet të mbyllet para se të bëhet centrifuga.

OE

GABIM I SHKARKIMIT TË UJIT

Tubi i shkarkimit është përdredhur ose bllokuar. Uji në pajisje nuk shkarkohet ose shkarkohet ngadalë.

  • Pastroni dhe drejtoni tubin e shkarkimit.

Filtri i shkarkimit është bllokuar.

  • Kontrolloni dhe pastroni filtrin e shkarkimit.

dE dE1 dEz dE4

GABIM I DERËS

Sensori i Derës nuk funksionon mirë.

  • Ju lutemi telefononi qendrën e shërbimit të LG. Në kartën tuaj të garancisë mund të gjeni numrin e telefonit vendas të qendrës së shërbimit të LG.

tE

GABIM KONTROLLI

Ky është gabim kontrolli.

  • Hiqeni spinën e energjisë dhe thërrisni shërbimin.

LE

GABIM I KYÇJES SË MOTORIT

Mbingarkesë në motor.

  • Lëreni pajisjen për 30 minuta deri sa të ftohet motori dhe më pas niseni përsëri ciklin.

FE

GABIM I TEJMBUSHJES ME UJË

Tejmbushja me ujë me shumë mundësi për shkak të një defekti të valvulës së ujit.

  • Mbyllni rubinetin e ujit. Hiqeni nga priza. Telefononi shërbimin.

PE

GABIM I SENSORIT TË PRESIONIT

Sensori i nivelit të ujit nuk funksionon.

  • Mbyllni rubinetin e ujit. Hiqeni nga priza. Telefononi shërbimin.

vs

GABIM I SENSORIT TË DRIDHJES

Sensori i dridhjes ka funksionim të gabuar.

  • Thërrisni shërbimin.

FF

DEFEKT NGA NGRIRJA

Tubi i furnizimit/shkarkimit ose pompa e shkarkimit ka ngrirë?

  • Mbusheni kazanin me ujë të ngrohtë për të shkrirë tubin e furnizimit dhe pompën e shkarkimit. Mbulojeni tubin e furnizimit me një peshqir të lagur dhe të ngrohtë.

AE

RRJEDHJA E UJIT

Rrjedhje uji.

  • Thërrisni shërbimin.

PF

DEFEKT I ENERGJISË

Gjatë funksionimit mund të ketë pasur defekte të energjisë ose shërbim të papërshtatshëm të energjisë elektrike.

  • Shtypni butonin e Fillo/Ndalo për të rifilluar ciklin.