BOKS HORIZONTAL ME VALË

Sound Bar Quick Guide


제목없음 (첫번째 타이틀 이전의 내용)>

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal


Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal> content1.html

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal


Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal>Instalimi dhe përdorimi i produktit> content2.html

Sound Bar Quick Guide

Instalimi dhe përdorimi i produktit

  1. a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.

20478.png

20476.png

  1. A Boksi horizontal (sound bar)
  2. B Marrësi me telekomandë / Llambat LED të statusit
  3. C Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
  4. D Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
  5. b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me anë të kabllos HDMI.
  6. c Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llamba LED në nënvuferin me valë do të ndizet në jeshile. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)
  7. d Përdorimi i produktit me televizorin ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”” në faqen 16, 19.)
  8. A Shtypni butonin e “Funksioneve”13396.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.
  9. B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
  10. e Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 24.)
  11. A Prekni butonin e “Cilësimeve”7406.png në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin 7414.png“Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (7425.pngOff (çaktivizo) > 7433.pngOn (aktivizo))
  12. B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair7444.png. Pas pak, llamba e dytë LED, nga tri llambat e tjera LED, do të ndizet në blu dhe do të pulsojë.
  13. C Gjeni dhe prekni produktin në smartfonin tuaj. Emri i produktit shfaqet në formatin “LG S60Q (XX)”.
  14. f Lidhja me aplikacionin “LG Sound Bar” ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”” në faqen 27.)
  15. A Gjeni në platformën “Google Play” ose “App Store” aplikacionin “LG Sound Bar” dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
  16. B Mund të mësoni më shumë lidhur me përdorimin e tij duke shtypur opsionin “Ndihma” (Help) te “Cilësimet” (Settings).

Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë” në faqen 8.)

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17848.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. B Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit të shkëputur me valë. Kontrolloni nëse llamba LED pulson në jeshile.
  • Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
  1. C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17840.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë LED jeshile të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Tabela e përmbajtjes

Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal

2 Instalimi dhe përdorimi i produktit

Instalimi

6 Lidhja e produktit

Eksplorimi i produktit

9 Ana ballore

11 Llambat LED të statusit

13 Ana e prapme

14 Telekomanda

Lidhja me televizorin

16 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

18 Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)

19 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Lidhja me një pajisje të jashtme

21 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

23 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Përdorimi i produktit si sistem audioje

24 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it

27 Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”

29 Lidhja me pajisjen e memories USB

30 Funksioni i komenteve zanore

Montimi i produktit në mur

31 Verifikimi përpara montimit në mur

33 Montimi i produktit në mur

Masat paraprake të sigurisë

35 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

38 Zgjidhja e problemeve

Shtojcë

41 Specifikat

43 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

44 Njoftim për softuerin me burim të hapur

44 Manovrimi i produktit

Instalimi


Instalimi> content3.html

Sound Bar Quick Guide

Instalimi


Instalimi>Lidhja e produktit> content4.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.

Lidhja automatike e nënvuferit me valë

Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:

  1. a Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
  2. b Vini spinën e kabllos në terminalin “AC IN” (porta e hyrjes së rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
  3. c Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të produktit. Do të shihni që llamba LED në pjesën e përparme të boksit horizontal do të ndizet në të kuqe.
  4. d Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”18694.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.

15304.png

15294.png

15292.png

  1. e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by)

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale e nënvuferit me valë

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17920.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.

15458.png

15456.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17939.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

15436.png

15427.png Shënim

  • Instalojeni boksin horizontal sa më afër nënvuferit me valë. Sa më afër të jetë boksi horizontal me nënvuferin me valë, aq më cilësor do të jetë zëri.
  • Ju lutem, sigurohuni që midis boksit horizontal dhe nënvuferit me valë të mos ketë pengesa.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose nënvuferi me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

15417.png

Eksplorimi i produktit


Eksplorimi i produktit> content5.html

Sound Bar Quick Guide

Eksplorimi i produktit


Eksplorimi i produktit>Ana ballore> content6.html

Sound Bar Quick Guide

Ana ballore

15489.png

a

Ndezje/fikje 4824.png

Ky buton shërben për ta ndezur dhe fikur pajisjen.

Funksionet 4856.png

Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur funksionin e dëshiruar ose modalitetin e sinjalit hyrës.

  • OPTICAL / HDMI (eARC / ARC): Lidh produktin me televizorin që përkrah kabllon optike, ARC, eARC-në ose funksionin “LG Sound Sync”.
  • Bluetooth: Lidh produktin nëpërmjet Bluetooth-it
  • LG TV: Lidh produktin me televizorin që përkrah funksionin “LG Sound Sync” (me valë)
  • HDMI IN: Lidh produktin me një portë hyrëse “HDMI”
  • USB: Lidh produktin me një pajisje memorieje USB

Volumi i zërit 4882.png4897.png

Ky buton përshtat volumin e altoparlantëve.

Bluetooth pair 4922.png

Ky opsion ju mundëson të lidhni pajisjen me Bluetooth, p.sh. smartfon, me këtë produkt, për tre minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 24.)

Ky opsion ju mundëson ta lidhni televizorin “LG” me këtë produkt për tri minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)” në faqen 18.)

b

Marrësi i sinjalit të telekomandës

Merr sinjalet valore që lëshohen nga telekomanda.

c

Llambat LED të statusit ([ Shihni pjesën “Llambat LED të statusit” në faqen 11)

  • Opsionet si modaliteti i sinjalit hyrës dhe volumi paraqiten nëpërmjet llambave LED që ndizen në ngjyrë të kuqe, jeshile në të verdhë, të bardhë, blu dhe jeshile.
  • Nëse nuk ka sinjal hyrës aktiv për 15 sekonda, llamba LED e statusit errësohet automatikisht. Kur shtypni butonin, llamba LED e statusit ndizet përsëri.

15818.png

15810.png Shënim

  • Për të ulur konsumimin e energjisë elektrike, produkti fiket automatikisht pas 15 minutash gjatë të cilave nuk ka sinjal hyrës nga ndonjë pajisje e jashtme.

Si të çaktivizoni lidhjen ose lidhjet me rrjetin me valë (wireless)

Caktojeni funksionin e fikjes automatike “Auto Power” në “off” (fikje) nga aplikacioni dhe fikeni produktin.


Eksplorimi i produktit>Llambat LED të statusit> content7.html

Sound Bar Quick Guide

Llambat LED të statusit

Ndezur / Në pritje

15952.png

15944.png

Ndezur

Në pritje

E kuqe pulsuese

E kuqe

Volumi i zërit

15927.png

15918.png

Kontrolli i vëllimit

Heqje e zërit

Jeshile në të verdhë

  • Ngritje e zërit: Sa herë që volumi i zërit ngrihet më shumë se një nivel i caktuar, llambat LED ndizen njëra pas tjetrës dhe ndriçojnë më shumë.
  • Ulje e zërit: Sa herë që volumi i zërit ulet më poshtë se një nivel i caktuar, llambat LED fiken njëra pas tjetrës dhe ndriçojnë më pak.

Jeshile në të verdhë

(pulsojnë të gjitha llambat)

Funksionet

15899.png

15890.png

OPTICAL / HDMI (eARC / ARC)

HDMI IN

E bardhë

E bardhë

15880.png

15870.png

Bluetooth

Bluetooth-i gati

Blu

Blu pulsuese

15861.png

15853.png

LG TV

USB

E bardhë

Jeshile


Eksplorimi i produktit>Ana e prapme> content8.html

Sound Bar Quick Guide

Ana e prapme

20486.png

a

HDMI IN

Këtu lidhet kablloja “HDMI” që mundëson lidhjen e produktit me një pajisje të jashtme.

b

HDMI d TV (eARC / ARC)

Këtu lidhet kablloja “HDMI” që mundëson lidhjen e produktit me televizorin.

c

OPTICAL IN

Këtu lidhet kablloja optike që mundëson lidhjen e produktit me televizorin.

d

Porta USB

Këtu mund të vendosni një pajisje memorieje USB për të hapur skedarët e muzikës në produkt.

e

AC IN

Këtu vihet priza e kabllos së energjisë elektrike.


Eksplorimi i produktit>Telekomanda> content9.html

Sound Bar Quick Guide

Telekomanda

Ju mund të përdorni telekomandën për të kontrolluar të gjitha funksionet e produktit, nga ndezja dhe fikja e deri tek aktivizimi i tingujve kinematikë.

16075.png

Zëvendësimi i baterive

16085.png

Përdorni bateri AA 1.5V. Zëvendësoni të dyja bateritë duke i futur ato në telekomandë në përputhje me udhëzimet e paraqitura.

  1. A Hapni kapakun e dhomëzës së baterive në anën e prapme të telekomandës.
  2. B Fusni bateritë në përputhje me polin pozitiv dhe negativ, që përkon me shenjat në vendin e baterive (“+” dhe “– “).
  3. C Mbyllni kapakun e dhomëzës së baterive.

Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.

a

Ndezje/fikje 5064.png

Ky buton shërben për ta ndezur dhe fikur pajisjen

b

Volumi i zërit 5074.png5089.png

Rregullon volumin e zërit

c

Bluetooth pair 5101.png

Ky opsion ju mundëson të lidhni pajisjen me Bluetooth, p.sh. smartfon, me këtë produkt, për tre minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 24.)

Ky opsion ju mundëson ta lidhni televizorin “LG” me këtë produkt për tri minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)” në faqen 18.)

d

AI Sound Pro 13739.png

Inteligjenca artificiale përzgjedh cilësimet optimale zanore që i shkojnë më së miri përmbajtjes suaj.

Muzikë 12378.png

Ju mund të shijoni tinguj të optimizuar.

Cinema (kinema) 12386.png

Hapni skedarë me tinguj 3D, si në kinema.

Game (lojë) 12400.png

Tinguj të optimizuar për lojëra

e

Heqja e zërit 5189.png

Ky opsion çaktivizon zërin nga produkti.

f

Funksionet 5204.png

Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur modalitetin e sinjalit hyrës ose funksionin që dëshironi.

g

Lart/poshtë/majtas/djathtas 5241.png

5254.png

Lart/poshtë: Mund ta shtypni butonin për të përshtatur nivelin e volumit të vuferit.

Majtas/djathtas: Nëse vini këngën e mëparshme, shtypni butonin e majtë. Nëse vini këngën e radhës, shtypni butonin e djathtë.

h

Riprodho/pezullo 5268.png

Nëse vini një këngë ose e pezulloni atë, shtypni këtë buton.

Lidhja me televizorin


Lidhja me televizorin> content10.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me televizorin


Lidhja me televizorin>Lidhja nëpërmjet kabllos optike> content11.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Transmetoni audion e televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje optike. Ju mund të shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D skedarit origjinal audio, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.

Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon optike

  1. a Nëse terminali i kabllos digjitale ka mbulesë, në fillim hiqni mbulesat nga të dy skajet.

16150.png

16148.png

  1. b Duke përdorur një kabllo optike, lidheni terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “Sinjali dalës digjital optik” (OPTICAL OUT) në televizor, siç ilustrohet në figurë.

20499.png

20496.png

  1. c Shtypni butonin e “Funksioneve”13518.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.

16179.png

16177.png

  1. d Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [Optical] (Optik) ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm). Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.

16216.png

16208.png Shënim

  • Nëse sinjali hyrës optik dhe sinjali “ARC” tentojnë të lidhen në të njëjtën kohë, përparësi i jepet sinjalit “ARC”.

Kur përdorni një televizor të markës “LG”

Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet një kablloje optike. Këtë mund ta bëni vetëm në një televizor që përkrah funksionin “Sound Sync” (sinkronizim zanor) të televizorëve “LG”. Shihni manualin e përdoruesit të televizorit tuaj për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.

Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së një televizori të markës “LG”

Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)

16258.png

16253.png Shënim

  • Kur e komandoni produktin me telekomandën e një televizori të markës “LG”, volumi i zërit dhe statusi i aktivizimit/çaktivizimit të zërit, të cilët janë caktuar në televizor, zbatohen automatikisht edhe për produktin.
  • Ju mund të vazhdoni ta përdorni telekomandën e produktit edhe pasi ta lidhni atë me një televizor të markës “LG”.
  • Për të përdorur opsionin “LG Sound Sync”, ndoshta do t’ju duhet të ndryshoni cilësimet e zërit në televizor. Kjo mund të ndryshojë në varësi të llojit të televizorit.

Lidhja me televizorin>Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)> content12.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)

Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet funksionit “LG Sound Sync” (me valë). Shihni manualin e përdoruesit të televizorit për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.

Shikimi i televizorit pas lidhjes së tij me valë

  1. a Shtypni butonin e “Funksioneve”13525.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e dytë LED. Pas pak, llamba do të ndizet në blu dhe do të pulsojë. Ose Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair11366.png. Pas pak, llamba e dytë LED do të ndizet në blu dhe do të pulsojë.
  2. b Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [LG Sound Sync (me valë)].
  3. c Kur produkti të lidhet me televizorin nëpërmjet Bluetooth-it, llamba e dytë LED, nga tri llambat e tjera LED, do të ndizet në ngjyrë të bardhë.

16295.png

16292.png

16336.png

16329.png Shënim

  • Kur të bëni rilidhjen pas lidhjes së parë me funksionin “LG Sound Sync”, llambat LED do të ndizen menjëherë në të bardhë.
  • Kur e komandoni produktin me telekomandën e një televizori të markës “LG”, volumi i zërit dhe statusi i aktivizimit/çaktivizimit të zërit, të cilët janë caktuar në televizor, zbatohen automatikisht edhe për produktin.
  • Ju mund të vazhdoni ta përdorni telekomandën e produktit edhe pasi ta lidhni atë me një televizor të markës “LG”.
  • Nëse e fikni produktin duke përdorur butonin e “Ndezjes/fikjes”16353.png, funksioni “LG Sound Sync” (me valë) do të çaktivizohet.
  • Në varësi të televizorit, produkti mund të lidhet me televizorin “LG” edhe nëse është i lidhur me funksionin e Bluetooth-it.

Lidhja me televizorin>Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”> content13.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Ju mund ta transmetoni sinjalin audio të televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje “HDMI”. Shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D në audion origjinale, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.

Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon “HDMI”

  1. a Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMIdTV (eARC / ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor, ashtu siç ilustrohet në figurë.

20510.png

20508.png

  1. b Shtypni butonin e “Funksioneve”13536.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.

16393.png

16391.png

  1. c Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [HDMI ARC]. Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.

16417.png

16410.png Shënim

  • eARC-ja përkrah teknologjitë audio të cilësisë së lartë si “Dolby TrueHD” dhe “Dolby Atmos®”.
  • Nëse dëshironi të përdorni teknologjinë “Dolby Atmos®”, pajisja e lidhur dhe përmbajtja e saj duhet të përkrahin teknologjinë “Dolby Atmos®”.
  • Sigurohuni që televizori ta përkrahë funksionin “eARC” përpara se ta aktivizoni funksionin “eARC” në menynë e “Cilësimeve”. Për më shumë informacion se si ta përdorni këtë funksion, ju lutemi lexoni manualin e përdoruesit të televizorit. Cilësimet mund të ndryshojnë në varësi të llojit të televizorit.
  • Përdorni një kabllo të certifikuar me logon “HDMI”.

SIMPLINK

16446.png

16471.png

16463.png Shënim

  • Funksioni “SIMPLINK” mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të statusit të produktit ose pajisjeve të tjera të lidhura.
  • Karakteristikat e “HDMI-CEC”-it sipas prodhuesit të televizorëve: LG SIMPLINK, Sony BRAVIA Sync/Link, Philips EasyLink, Samsung Anynet+, etj.

Lidhja me një pajisje të jashtme


Lidhja me një pajisje të jashtme> content14.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me një pajisje të jashtme


Lidhja me një pajisje të jashtme>Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”> content15.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje HDMI dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.

Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon “HDMI”

  1. a Lidheni pajisjen e jashtme, p.sh. lexues “DVD” ose “Blu-ray”. Duke ndjekur figurën më poshtë, lidheni terminalin “HDMI OUT” (sinjal dalës HDMI) të pajisjes me terminalin “HDMI IN” në anën e prapme të produktit.
  2. b Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMIdTV (eARC / ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor.

20521.png

20519.png

  1. c Shtypni butonin e “Funksioneve”13544.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e tretë LED.

16515.png

16512.png

  1. d Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, ju do të mund të dëgjoni tingujt që dalin nga pajisja.

16544.png

16537.png Shënim

  • Dolby Atmos® audio mbështet 2.1 kanale.
  • Ju lutem, kontrolloni cilësimet e sinjalit dalës të audios në menynë e “Cilësimeve” në pajisjen tuaj të jashtme (p.sh. lexuesin “Blu-ray” ose televizor). Sinjali dalës i audios duhet të caktohet në modalitetin [No encoding] (pa kodim), “[Bitstream], [Auto] ose [Pass through] (kalo). Për të mësuar më shumë lidhur me modalitetin ku ta caktoni sinjalin dalës, ju lutem lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme.
  • Përdorni një kabllo të certifikuar me logon “HDMI”.

Lidhja me një pajisje të jashtme>Lidhja nëpërmjet kabllos optike> content16.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje optike dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.

Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon optike

  1. a Përdoreni kabllon optike për të lidhur terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “OPTICAL OUT” të pajisjes suaj të jashtme (p.sh. televizor, lexues “Blu-ray”), sikurse ilustrohet në figurë.

20531.png

20529.png

  1. b Shtypni butonin e “Funksioneve”13553.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.

16587.png

16585.png

Përdorimi i produktit si sistem audioje


Përdorimi i produktit si sistem audioje> content17.html

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i produktit si sistem audioje


Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it> content18.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it

Ju mund të hapni skedarë muzike në pajisjen me Bluetooth, ose të përdorni aplikacione muzike për të shijuar muzikë duke përdorur këtë produkt.

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Pajisjet me Bluetooth, që dëshironi t’i lidhni me produktin, duhet të plotësojnë këto specifika.
  • Teknologji Bluetooth 4.2
  • Kodeku: SBC, AAC
  • Hapat për lidhjen e pajisjes me produktin mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe modelit të pajisjes me Bluetooth. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën e lidhjes së pajisjes, ju lutem, lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme.

Në smartfonin tuaj, përzgjidhini opsionin [Bluetooth] në menynë e “Cilësimeve”.

Opsionet në menynë e cilësimeve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit dhe modelit të smartfonit.

  1. a Ndizeni produktin.
  2. b Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in bluetooth pair10703.png. Llamba e dytë LED, nga tri llambat e tjera, do të pulsojë në blu.

16613.png

16610.png

  1. c Prekni butonin e “Cilësimeve” (3779.png / 3792.png) në smartfon dhe përzgjidhni opsionin 11179.png“Bluetooth”.

16639.png

(Telefoni “Android”)

16630.png

(iPhone)

16628.png

  1. d Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (3927.pngOff (çaktivizo) > 3940.pngOn (aktivizo))
  2. e Në smartfon, do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni. Gjeni dhe prekni opsionin “LG S60Q (XX)”.

20543.png

20541.png

  1. f Kur produkti të lidhet me smartfonin nëpërmjet Bluetooth-it, llamba LED blu ndalon së pulsuari.

16668.png

16666.png

  1. g Nëse nuk mund ta gjeni produktin “LG S60Q (XX)”, prekni butonin e “Rifreskimit”4072.png në cepin e djathtë lart të ekranit në smartfonin “Android” ose fikeni dhe ndizeni përsëri Bluetooth-in në “iPhone”.

16690.png

(Telefoni “Android”)

16678.png

(iPhone)

16676.png

  1. h Përdorni një aplikacion për muzikë dhe dëgjoni muzikë në smartfon.

16713.png

16711.png

16751.png

16743.png Shënim

  • Sa më afër produktit të jetë pajisja me Bluetooth, aq më e mirë është lidhja.
  • Nëse keni shtypur në produkt butonin e lidhjes me Bluetooth-in 16777.png dhe keni përzgjedhur opsionin e Bluetooth-it, por nuk keni mundur të lidheni me pajisjen me Bluetooth, llamba LED blu do të pulsojë për 3 minuta. Kontrolloni statusin e pajisjes me Bluetooth.
  • Kur përdorni Bluetooth-in, duhet ta rregulloni volumin e zërit në një nivel të përshtatshëm .
  • “XX” paraqet 2 shifrat e fundit të adresës së MAC-ut të produktit. Për shembull, nëse adresa e MAC-ut është 9C:02:98:4A:F7:08, adresa do të shfaqet si: “LG S60Q (08)”.

Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”> content19.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”

Ju lutem, përdorni aplikacionin “LG Sound Bar” për të shfrytëzuar në mënyrë të rehatshme funksionet e ndryshme të produktit.

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Aplikacioni “LG Sound Bar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
  • Sistemi operativ Android™: Versioni 5.0 ose më i lartë
  • Sistem operativ “iOS”: Versioni 10 ose më i lartë
  • Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.

Instalimi i aplikacionit

Instaloni në smartfon aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin “LG Sound Bar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”, ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.

Shkarkimi me anë të kodit “QR”

  1. a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
  2. b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.

LG%20Sound%20Bar-Android_QR%20Code_15.png

(Android)

LG%20Sound%20Bar-iOS_QR%20code_15_V2.png

(iPhone)

16797.png

Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”

Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” nga smartfoni dhe kërkoni për aplikacionin “LG Sound Bar” që ta instaloni.

16828.png

(Telefoni “Android™”)

16819.png

(iPhone)

16817.png

16856.png

16849.png Shënim

  • Opsionet në menynë e cilësimeve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të smartfonit dhe sistemit operativ.
  • “Google”, “Android” dhe “Google Play” janë marka tregtare të kompanisë “Google LLC”.

Përdorimi i produktit si sistem audioje>Lidhja me pajisjen e memories USB> content20.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me pajisjen e memories USB

Shijoni tinguj me cilësi të lartë duke e lidhur me produktin pajisjen e memories USB, ku keni ruajtur skedarët e muzikës.

Lidhja e produktit me një pajisje memorieje USB

  1. a Vëreni pajisjen e memories USB në portën USB prapa produktit.

16892.png

16890.png

  1. b Shtypni butonin e “Funksioneve”13571.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në jeshile llamba e tretë LED.

16917.png

16914.png

  1. c Shtypni butonin “Riprodho/pezullo”4231.png në telekomandë për të shijuar muzikën.

16935.png

Riprodho

16927.png

pezullo

16925.png

16980.png

16970.png Shënim

  • Rekomandohet të blini ndaras një bashkuese (përshtatës) USB me ndërrim kahu, për ta bërë më të lehtë vënien dhe heqjen nga produkti të pajisjeve të memories USB.
  • Blini një bashkuese USB (me ndërrim kahu/mashkull-femër) me kabllo zgjatuese për pajisje USB 2.0.
  • Shfletimi i skedarëve të ruajtur në pajisjet USB me kapacitet të madh memorieje mund të zgjasë disa minuta.
  • Kompania “LG Electronics” nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje të dhënash. Ju lutem, gjithmonë krijoni një kopje rezervë të të dhënave që ruani në pajisjen e memories USB, me qëllim që të minimizoni dëmin që shkaktohet nga humbja e të dhënave.
  • Përkrahen vetëm formatet: FAT16/FAT32/NTFS. Formati “exFAT” nuk përkrahet.

Pajisjet e përkrahura të memories USB

Ky produkt mund të mos i njohë disa pajisje të memories USB.

Specifikimet për skedarët e lexueshëm

Prapashtesa e skedarit

Frekuenca e këmbimit / Shpejtësia e transmetimit të biteve (Bitrate)

MP3

32 kHz - 48 kHz / 8 kbps - 320 kbps

WMA

32 kHz - 48 kHz / 56 kbps - 320 kbps

OGG

32 kHz - 48 kHz / 64 kbps - 320 kbps

Prapashtesa e skedarit

Frekuenca e këmbimit

FLAC (16 bit/24 bit)

32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz, 176,4 kHz, 192 kHz

WAV (16 bit/24 bit)

32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz, 176,4 kHz, 192 kHz


Përdorimi i produktit si sistem audioje>Funksioni i komenteve zanore> content21.html

Sound Bar Quick Guide

Funksioni i komenteve zanore

Kur përzgjidhni një funksion ose tingull, statusi aktual i produktit komandohet nga zëri.

Këtë funksion mund ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm nëpërmjet aplikacionit.

Montimi i produktit në mur


Montimi i produktit në mur> content22.html

Sound Bar Quick Guide

Montimi i produktit në mur


Montimi i produktit në mur>Verifikimi përpara montimit në mur> content23.html

Sound Bar Quick Guide

Verifikimi përpara montimit në mur

Ju mund ta montoni këtë produkt në mur.

Për montimin e produktit në mur, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • Lidhja e pajisjeve të jashtme dhe e kabllove pas montimit të produktit në mur mund të jetë e vështirë. Në fillim, lidhni pajisjen e jashtme me produktin duke përdorur kabllon e duhur të lidhjes, përpara se ta montoni produktin në mur.
  • Ju lutem, mbani parasysh pikat e mëposhtme lidhur me montimin e produktit në mur. Gjatë procesit të montimit, mund të dëmtohet produkti ose t’ju shkaktohen lëndime.
  • Mos vini objekte mbi produktin e montuar në mur.
  • Fiksojeni produktin mirë në mur duke përdorur vidat fiksuese në mënyrë që të mos bjerë.
  • Sigurohuni që produkti të jetë aty ku fëmijët nuk e arrijnë. Tërheqja ose tundja e produktit të montuar mund të bëjë që ai të bjerë.

Komponentët për montimin e produktit

Boksi horizontal

21449.png

Kllapa e murit

21440.png

Vidat e boksit horizontal

21432.png

Drejtuesi i instalimit të kllapës së murit

21421.png

Shiten më vete

Vidat e kllapës

21466.png

Upat

21457.png

17154.png

17147.png Shënim

  • Vidat dhe upat nuk janë dhënë si furnizime për ta montuar produktin në mur. Për montim ju sugjerojmë upa të tipit Hilti (HUD-1 6 x 30).

Montimi i produktit në mur>Montimi i produktit në mur> content24.html

Sound Bar Quick Guide

Montimi i produktit në mur

  1. a Në paketimin e produktit, gjeni drejtuesin e instalimit të kllapës së murit.
  2. b Vëreni pjesën ku shkruhet “TV Bottom Line” në drejtuesin e instalimit të kllapës së murit, në mënyrë të tillë që të vijë drejt me brinjën fundore të televizorit dhe pastaj ngjiteni në mur. Vëreni qendrën e televizorit të montueshëm në mur në vijë të drejtë me pjesën e shënjuar “TV Center” në drejtuesin e instalimit.

17182.png

17180.png

  1. c Duke përdorur një laps, shënoni vendet ku do të bëni vrimat e vidave, në drejtuesin e instalimit, ku do të bashkohen kllapat e murit.

17194.png

17192.png

  1. d Shponi vrimat në vendet e shënuara në drejtuesin e instalimit.
  2. e Hiqni nga muri drejtuesin e instalimit të kllapës së murit.
  3. f Fiksojini mirë kllapat në mur duke përdorur upat dhe vidat.

17254.png

17252.png

  1. g Vendoseni produktin në kllapa. Pozicionojeni produktin në kllapa në mënyrë të tillë që vrimat e vidave në anën e poshtme të produktit të vijnë drejt (të përkojnë) me vrimat e vidave në kllapën e murit.

17265.png

17263.png

  1. h Fiksojeni produktin mirë në kllapa duke përdorur vidat që e shoqërojnë.

17276.png

17274.png

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë> content25.html

Sound Bar Quick Guide

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë>Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes> content26.html

Sound Bar Quick Guide

Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

19454.png

19452.png

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.

5954.png

Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit.

5965.png

Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit.

PARALAJMËRIM:

KUJDES:

KUJDESI lidhur me kordonin elektrik

Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.

Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.

Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.

Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.

Për modelet me përshtatës elektrik

Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.

Për modelet me pajisje lazeri

17387.png

Ky produkt ka një sistem lazeri. Për të siguruar përdorimin e duhur të produktit, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Nëse njësia ka nevojë për mirëmbajtje, kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimesh. Kryerja e kontrolleve, përshtatjeve ose procedurave të tjera, përveç atyre që specifikohen në këtë manual, mund të çojë në ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm. Për të parandaluar ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezes së lazerit, mos provoni ta hapni pajisjen.

Për modelet me bateri

Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.

KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.

Për modelet me bateri të integruar

Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.

Simbolet

17423.png : Rrymë alternative (AC).

0 : Rrymë e vazhduar (DC).

17414.png : Kjo është pajisje e klasit II.

1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).

! : Në pajisje ka rrymë elektrike.

17405.png : Tension i rrezikshëm.

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit


Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit> content27.html

Sound Bar Quick Guide

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit


Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit>Zgjidhja e problemeve> content28.html

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Gabimet e përgjithshme

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk punon si duhet

  • Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.

Produkti nuk ndizet

  • A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
  • Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.

Nuk ka zë

  • A është volumi i zërit në minimum?
  • Shtypni butonin e “Volumit”5742.png5754.png në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
  • Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth, rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
  • A mos është çaktivizuar zëri?
  • Nëse të tria llambat LED pulsojnë në jeshile në të verdhë, kjo nënkupton se është çaktivizuar zëri. Nëse zëri është çaktivizuar, shtypni butonin e “Aktivizimit/çaktivizimit të zërit”14664.png për ta aktivizuar zërin.
  • A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
  • Shtypni butonin e “Funksioneve”5772.png për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.

Nënvuferi nuk jep zë

  • A është lidhur produkti si duhet me nënvuferin me valë?
  • Nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë pulson në ngjyrë jeshile ose ndizet në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Kur të lidhet pajisja, do të ndizet llamba jeshile. Lidheni përsëri produktin me nënvuferin me valë. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)

Telekomanda nuk funksionon siç duhet

  • Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
  • Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
  • Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.

Funksioni “LG Sound Sync” nuk punon

  • Kontrolloni nëse televizori juaj e përkrah funksionin “LG Sound Sync”.
  • Kontrolloni nëse televizori është lidhur si duhet me produktin nëpërmjet kabllos optike.
  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të kontrolluar nëse funksioni është aktivizuar në menynë [LG Sound Sync].

Volumi i zërit të produktit është i ulët

  • Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
  • Hapni aplikacionin “LG Sound Bar”, prekni butonin e “Cilësimeve”18441.png në ekranin e parë dhe ktheni funksionin “[DRC]” në [joaktiv] në menynë e cilësimeve të zërit [Sound Settings].
  • Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
  • Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).

Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB

  • Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen e memories USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën “Lidhja me pajisjen e memories USB” në faqen 29.)

Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet

  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it. Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Lidhja me Bluetooth-in mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të llojit të pajisjes me Bluetooth ose mjedisit rrethues.

Problemet me lidhjen me valë

Problemi

Zgjidhja

Ka radiointereferencë

  • Instalojeni produktin dhe nënvuferin me valë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
  • Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
  • Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.

Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë

  • A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
  • Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
  • Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
  • Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.

Shtojcë


Shtojcë> content29.html

Sound Bar Quick Guide

Shtojcë


Shtojcë>Specifikat> content30.html

Sound Bar Quick Guide

Specifikat

Të përgjithshme

Kërkesat e energjisë elektrike

Shihni etiketën kryesore.

Konsumimi i energjisë

Shihni etiketën kryesore.

Modaliteti i pritjes në rrjet: 1,0 W

Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi)

Rreth 760,0 mm x 63,0 mm x 90,0 mm

Kufijtë e temperaturës gjatë punës

5 °C - 35 °C

Kufijtë e lagështirës gjatë punës

5 % - 60 %

Furnizimi i rrymës (USB)

5 V 0 500 mA

Frekuencat e disponueshme të marrjes së sinjalit digjital hyrës të audios

32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 88,2 kHz, 96 kHz

Formati i disponueshëm i sinjalit digjital hyrës të audios

Dolby Atmos®, Dolby TrueHD, Dolby Digital, Dolby Digital Plus, PCM

Sinjalet hyrëse/sinjalet dalëse

OPTICAL IN

3,0 V (p-p), (terminali i lidhjes optike për audion) × 1

HDMI IN

19-kunjsh (terminal lidhjeje i tipit “A”, HDMI™) × 1

HDMI d TV (eARC / ARC)

19-kunjsh (terminal lidhjeje i tipit “A”, HDMI™) × 1

Rezolucioni 4K përkrahet për burimet 4K që transmetohen nëpërmjet teknologjisë HDCP 2.3.

Amplifikatori (dalje sinjali “RMS”)

Totali

300 W RMS

Përpara

50 W RMS×2 (impedanca: 6 Ω, THD 10%)

Nënvuferi

200 W RMS (impedanca: 3 Ω, THD 10%)

Nënvuferi me valë

Tensioni i nevojshëm

Shihni etiketën kryesore në nënvuferin me valë.

Konsumimi i energjisë

Shihni etiketën kryesore në nënvuferin me valë.

Tipi

Altoparlant me 1 funksion

Impedanca

3 Ω

Vlera e fuqisë

200 W RMS

Fuqia maksimale

400 W RMS

Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi)

Rreth 171,0 mm x 390,0 mm x 261,0 mm


Shtojcë>Markat tregtare të regjistruara dhe licencat> content31.html

Sound Bar Quick Guide

Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

Të gjitha markat tregtare dhe emrat e markave janë pronë e pronarëve përkatës.

20555.png

“Dolby”, “Dolby Vision”, “Dolby Atmos” dhe simboli i D-ve të dyfishta janë marka tregtare të regjistruara të korporatës “Dolby Laboratories Licensing Corporation”. Prodhuar në përputhje me licencën nga korporata “Dolby Laboratories”. Punime konfidenciale të papublikuara. E drejta e autorit © 2012–2021 Dolby Laboratories. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17752.png

Emri dhe logot “Bluetooth®” janë marka të regjistruara nën pronësinë e kompanisë “Bluetooth SIG, Inc.” dhe çdo përdorim i këtyre markave nga kompania “LG Electronics” kryhet në përputhje me licencën.

Markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë ato të pronarëve të tyre përkatës.

17744.png

Termat HDMI, HDMI High-Definition Multimedia Interface dhe HDMI Logo janë marka tregtare apo marka tregtare të regjistruara të HDMI Licencing Administrator, Inc.

17735.png

Shprehjet “Prodhuar për iPhone” (Made for iPhone) dhe “Prodhuar për iPod” (Made for iPod) nënkuptojnë se aksesori elektronik është projektuar për t’u lidhur enkas përkatësisht me iPhone dhe iPod, dhe se është certifikuar nga zhvilluesi se i përmbush standardet e kompanisë “Apple” për performancën. Kompania “Apple” nuk mban përgjegjësi për përdorimin e kësaj pajisjeje ose për pajtueshmërisë së saj me standardet e sigurisë dhe me rregulloret e mbrojtjes. Ju lutem, vini re se përdorimi i këtij aksesori me pajisje iPhone ose iPod mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.


Shtojcë>Njoftim për softuerin me burim të hapur> content32.html

Sound Bar Quick Guide

Njoftim për softuerin me burim të hapur

Për të marrë kodin e burimit nën GPL, LGPL, MPL dhe licenca të tjera me burim të hapur që kanë detyrimet për të zbuluar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, dhe për të aksesuar të gjitha kushtet e referuara të licencës, njoftimet për të drejtën e autorit dhe dokumentet e tjera përkatëse, ju lutemi vizitoni faqen https://opensource.lge.com.

“LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com.

Kjo ofertë është e vlefshme për këdo që merr këtë informacion për një periudhë prej tre vjetësh nga dërgesa jonë e fundit e këtij produkti.


Shtojcë>Manovrimi i produktit> content33.html

Sound Bar Quick Guide

Manovrimi i produktit

Gjatë manovrimit të produktit

Ju lutem, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ri-paketojeni njësinë ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.

Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme

Pastrimi i produktit

Për ta pastruar produktin, përdorni pecetë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.