Mos e përdorni këtë furrë për përdorime komerciale. Kjo furrë është ekskluzivisht dhe e menduar vetëm për përdorim shtëpiak.
MOS PREKNI ELEMENTËT NGROHËS OSE SIPËRFAQET E BRENDSHME TË FURRËS. Elementet ngrohës mund të jenë të nxehtë ndonëse janë me ngjyrë të errët. Sipërfaqet e brendshme të furrës nxehen mjaftueshëm për të shkaktuar djegie. Gjatë dhe pas përdorimit, mos i prekni dhe mos lejoni që veshjet ose materialet e tjera të ndezshme të bien në kontakt me elementët ngrohës ose sipërfaqet e brendshme të furrës derisa të ftohen mjaftueshëm. Sipërfaqe të tjera, si vrimat e ventilimit të furrës dhe sipërfaqet pranë këtyre vrimave, dyert e furrës dhe kornizat e dyerve të furrës, gjithashtu nxehen dhe mund të shkaktojnë djegie nëse nuk ftohen.
Kini kujdes kur hapni derën. Ajri i nxehtë dhe avulli që dalin mund të shkaktojnë djegie në duar, fytyrë dhe sy. Lëreni që ajri i nxehtë ose avulli të dalë nga furra përpara se të hiqni ose zëvendësoni ushqimin në furrë.
Mos mbuloni ushqimin me plastikë. Përdorni vetëm fletë metalike ose kapakë të sigurt për furrën.
Asnjëherë mos u përpiqni të thani kafshët shtëpiake në furrë.
Asnjëherë mos e përdorni pajisjen për të ngrohur dhomën.
Përdorni gjithmonë doreza ose dorashka furre kur hiqni ushqimin nga furra. Enët e gatimit mund të jenë të nxehta. Përdorni vetëm doreza të thata. Dorezat e lagështa ose të lagura në sipërfaqe të nxehta mund të digjen nga avulli. Shmangni kontaktin e dorezave me elementët ngrohës. Mos përdorni peshqir ose ndonjë leckë tjetër të madhe për të hequr ushqimin.
Mos ngrohni kanaçet e ushqimeve të pahapura. Presioni në kanaçe mund të shkaktojë plasjen e tyre, e cila që mund të lëndojë njerëz.
Shmangni kontaktin e letrës së aluminit ose sondës së temperaturës me elementët ngrohës.
Mos i prekni mbajtëset e telit të furrës gjatë kohës që janë të nxehta.
Nëse duhet që mbajtësja e telit të zhvendoset gjatë kohës që furra është e nxehtë, shmangni kontaktin e dorezave me elementin ngrohës të furrës.
Tërhiqeni mbajtësen e telit të furrës horizontalisht kur vendosni dhe hiqni ushqim nga furra. Kjo ndihmon në parandalimin e djegieve që mund të shkaktohen nga prekja e sipërfaqeve të nxehta të derës dhe muret e furrës.
Mos e përdorni furrën nëse elementi ngrohës është duke gjeneruar një njollë të shndritshme gjatë përdorimit ose tregon shenja të tjera dëmtimi. Njolla e shndritshme tregon se elementi ngrohës mund të ketë defekt dhe mund të jetë një rrezik i mundshëm djegieje, zjarri ose goditjeje. Fikeni menjëherë furrën dhe kontaktoni një teknik të kualifikuar të shërbimit që të zëvendësojë elementin ngrohës.
MOS bllokoni ventilatorin e furrës gjatë përdorimit. Kjo gjë mund të dëmtojë pjesët elektrike të furrës. Ajri duhet të qarkullojë lirshëm. Pjesa mbështetëse e poshtme e ventilimit duhet të montohet siç duhet në pjesën e përparme të poshtme të furrës përpara se të instalohet dera e furrës.
Mos vendosni sende të mëdha dhe të rënda si gjelat e detit në derën e hapur të furrës.
Tregoni kujdes kur dera është e hapur që të mos lëndoheni.
Nëse dera ose gominat e derës janë dëmtuar, furra nuk duhet të përdoret derisa të riparohet nga një person kompetent.
Mos lejoni fëmijët të varen në furrë.
Mos e vendosni dorën nën kontrollues ose midis derës dhe pjesës së poshtme të ventilimit gjatë përdorimit. Pjesa e jashtme e furrës mund të jetë shumë e nxehtë për tu prekur.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Gjatë përdorimit, pajisja nxehet. Duhet pasur kujdes që të shmanget prekja e elementeve ngrohëse brenda furrës. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg.
Këto sipërfaqe mund të jenë mjaftueshëm të nxehta që të djegin lëkurën edhe pas përfundimit të gatimit. Megjithëse mund të mos duken të tilla, mos futni duart dhe krahët në furrë.
Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg.
Pjesët e dukshme të furrës mund të nxehen gjatë pjekjes në skarë. Mbajini fëmijët larg.
Udhëzimet duhet të tregojnë se në kushte të tilla sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe se fëmijët duhet të mbahen larg.