BOKS HORIZONTAL Wi-Fi

Sound Bar Quick Guide


제목없음 (첫번째 타이틀 이전의 내용)>

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për marrësin me valë


Udhëzues i shkurtër për marrësin me valë> content1.html

Sound Bar Quick Guide

Udhëzues i shkurtër për marrësin me valë


Udhëzues i shkurtër për marrësin me valë>Instalimi dhe përdorimi i produktit> content2.html

Sound Bar Quick Guide

Instalimi dhe përdorimi i produktit

21637.png

21635.png

  1. A Altoparlantët e pasmë
  2. B Marrësi me valë
  3. a Lidhni altoparlantët e pasmë me marrësin me valë nëpërmjet kabllos së një altoparlanti. Kur të lidhni altoparlantët e pasmë me marrësin me valë, lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ të secilit altoparlant dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv të secilit altoparlant.
  4. b Bëni lidhjen me burimin e energjisë sipas radhës: marrës me valë [ boks horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llambat LED në marrësin me valë do të ndizen në jeshile.

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me altoparlantët. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”7487.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. B Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa marrësit me valë, që është i shkëputur. Kontrolloni nëse secila llambë LED pulson dritë jeshile.
  3. C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”7500.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  4. D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.

Tabela e përmbajtjes

Udhëzues i shkurtër për marrësin me valë

2 Instalimi dhe përdorimi i produktit

Instalimi

5 Modelet e përkrahura të bokseve horizontale “LG”

6 Lidhja e produktit

Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues

9 Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues

Masat paraprake të sigurisë

10 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

13 Zgjidhja e problemeve

Shtojcë

14 Specifikat

15 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

16 Manovrimi i produktit

Instalimi


Instalimi> content3.html

Sound Bar Quick Guide

Instalimi


Instalimi>Modelet e përkrahura të bokseve horizontale “LG”> content4.html

Sound Bar Quick Guide

Modelet e përkrahura të bokseve horizontale “LG”

Pajisja “SPQ8-S” përkrah vetëm disa modele boksesh horizontale “LG”, por nuk përkrah bokset horizontale të kompanive të tjera.

Për të mësuar më shumë lidhur me modelet që përkrahen, ju lutem, skanoni kodin e mëposhtëm “QR”.

21659.png

(Boksi horizontal "LG” që përkrahet)

21657.png


Instalimi>Lidhja e produktit> content5.html

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Lidhja e altoparlantëve të pasmë me marrësin me valë

Lidhja automatike

Pas kryerjes së instalimit, marrësi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me marrësin me valë, ndiqni këto hapa:

  1. a Lidhni kabllot e altoparlantit me terminalët përkatës të altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti). Lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv.
  2. b Lidhni kabllot e altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti) me marrësin me valë.

Ngjyra e terminalit të marrësit

Pozicioni i altoparlantit

Blu

L Prapa majtas

Gri

R Prapa djathtas

16719.png

15485.png

  1. c Vini fishën e kabllos së furnizimit me energji në marrësin me valë.
  2. d Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të marrësit me valë.
  3. e Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6212.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  4. f Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.

15004.png

14999.png Shënim

  • Ju lutem, përdorni vetëm altoparlantët që shoqërojnë produktin. Përdorimi i altoparlantëve të tjerë mund të shkaktojë keqfunksionim.
  • Lidhni kabllot e altoparlantëve me terminalet përkatëse. Lidhni kabllon pozitive me terminalin pozitiv dhe kabllon negative me terminalin negativ. Lidhja e pasaktë e kabllove çon në prishjen e cilësisë së zërit ose mospasjen e basit.

Verifikimi i statusit të lidhjes duke parë ngjyrën e llambës LED

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në anën e përparme të marrësit me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e dobët ose marrësi është në modalitetin e pritjes (stand-by)

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me marrësin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6252.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin “PAIRING” prapa marrësit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në anën e përparme të marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile.

16728.png

15503.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6286.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.

15389.png

15383.png Shënim

  • Vendosini altoparlantët e pasmë të paktën 30 cm larg televizorit ose monitorit.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose marrësi me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

21686.png

Bashkimi i bërthamës ferrite (opsional)

Në varësi të standardeve kombëtare, ka të ngjarë që bërthama ferrite të mos jepet me produktin.

Bashkimi i bërthamës ferrite me kabllot e altoparlantëve

Bashkojeni bërthamën ferrite me kabllot me qëllim që të ulni nivelin e zhurmës nga radiovalët.

  1. a Tërhiqni pjesën [a] për ta hapur bërthamën ferrite.
  2. b Kalojini dy herë përreth bërthamës ferrite (si thurje) kabllot e altoparlantit që lidhen me marrësin me valë. Bërthama ferrite dhe marrësi me valë duhet të jenë rreth 18 cm larg.
  3. c Mbylleni bërthamën ferrite. Do të dëgjoni një kërcitje kur të mbyllet.

16739.png

16737.png

Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues


Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues> content6.html

Sound Bar Quick Guide

Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues


Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues>Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues> content7.html

Sound Bar Quick Guide

Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues

  1. a Shtypni butonin e “Cilësimeve”22086.png. Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.

22074.png

22072.png

  1. b Ndërkohë që opsioni “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Majtas/djathtas” për të përzgjedhur cilësimet e tingëllimit rrethues. Ju mund të shihni statusin e tingëllimit rrethues, “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND”.

22063.png

22061.png

  1. c Ndërkohë që opsioni “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për të aktivizuar ose çaktivizuar opsionin e tingëllimit rrethues.

22053.png

22051.png

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë> content8.html

Sound Bar Quick Guide

Masat paraprake të sigurisë


Masat paraprake të sigurisë>Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes> content9.html

Sound Bar Quick Guide

Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

16339.png

18132.png

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.

5954.png

Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit.

5965.png

Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit.

PARALAJMËRIM:

KUJDES:

KUJDESI lidhur me kordonin elektrik

Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.

Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.

Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.

Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.

Për modelet me përshtatës elektrik

Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.

Për modelet me pajisje lazeri

16352.png

Ky produkt ka një sistem lazeri. Për të siguruar përdorimin e duhur të produktit, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Nëse njësia ka nevojë për mirëmbajtje, kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimesh. Kryerja e kontrolleve, përshtatjeve ose procedurave të tjera, përveç atyre që specifikohen në këtë manual, mund të çojë në ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm. Për të parandaluar ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezes së lazerit, mos provoni ta hapni pajisjen.

Për modelet me bateri

Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.

KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.

Për modelet me bateri të integruar

Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.

Simbolet

14456.png : Rrymë alternative (AC).

0 : Rrymë e vazhduar (DC).

14447.png : Kjo është pajisje e klasit II.

1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).

! : Në pajisje ka rrymë elektrike.

14438.png : Tension i rrezikshëm.

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit


Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit> content10.html

Sound Bar Quick Guide

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit


Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit>Zgjidhja e problemeve> content11.html

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Gabimet e përgjithshme

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk punon si duhet

  • Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.

Produkti nuk ndizet

  • A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
  • Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.

Altoparlantët e pasmë nuk nxjerrin tinguj

  • A është lidhur marrësi me valë ashtu si duhet me boksin horizontal?
  • Nëse llamba LED prapa marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile ose qëndron ndezur në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Kur të lidhet pajisja, do të ndizet llamba jeshile. Lidheni përsëri marrësin me valë te boksi horizontal. ([ Shihni pjesën "Lidhja e produktit" në faqen 6.)
  • A janë lidhur si duhet altoparlantët e pasmë me marrësin me valë?
  • Verifikoni nëse kabllot e altoparlantëve janë bashkuar si duhet me terminalet përkatëse tek altoparlantët e pasmë dhe te marrësi me valë. ([ Shihni pjesën "Lidhja e produktit" në faqen 6.)

Problemet me lidhjen me valë

Problemi

Zgjidhja

Ka radiointereferencë

  • Instaloni marrësin me valë dhe boksin horizontal sa më afër njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
  • Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
  • Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.

Shtojcë


Shtojcë> content12.html

Sound Bar Quick Guide

Shtojcë


Shtojcë>Specifikat> content13.html

Sound Bar Quick Guide

Specifikat

Marrësi me valë

Tensioni i nevojshëm

Referojuni etiketës kryesore në marrësin me valë.

Konsumimi i energjisë

Referojuni etiketës kryesore në marrësin me valë.

Fuqia e altoparlantëve të pasmë

70 W RMS x 2 (3 Ω me 1 kHz, THD 10%)

Kufijtë e temperaturës gjatë punës

5 °C - 40 °C

Kufijtë e lagështirës gjatë punës

5 % - 60 % RH

Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi)

Rreth 175,0 mm x 61,0 mm x 175,0 mm

Altoparlantët e pasmë

Tipi

Altoparlant me 1 funksion

Impedanca

3 Ω

Vlera e fuqisë

70 W RMS

Fuqia maksimale

140 W RMS

Përmasat (gjerësi x lartësi x thellësi)

Afërsisht 100,0 mm x 140,0 mm x 100,0 mm


Shtojcë>Markat tregtare të regjistruara dhe licencat> content14.html

Sound Bar Quick Guide

Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

Të gjitha markat tregtare dhe emrat e markave janë pronë e pronarëve përkatës.

22000.png


Shtojcë>Manovrimi i produktit> content15.html

Sound Bar Quick Guide

Manovrimi i produktit

Gjatë manovrimit të produktit

Ju lutem, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ri-paketojeni njësinë ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.

Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme

Pastrimi i produktit

Për ta pastruar produktin, përdorni pecetë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.