Lart > PËRDORIMI > Veçoritë e produktit > Pjesa e brendshme

Pjesa e brendshme

*1

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për disa modele.

  1. Paneli i kontrollit*1

    Vendos temperaturën e frigoriferit.

  2. Dispenseri i ujit*1

  3. Rafti i ngrirësit

    Ruhen ushqimet e ngrira si p.sh. mishi, peshku dhe akulloret.

  4. Prodhuesi i lëvizshëm i akullit*1

    Ky është vendi ku akulli prodhohet dhe ruhet manualisht

    • Ju mund të lëvizni me rrëshqitje prodhuesin e akullit në raft nga njëra anë në tjetrën në çdo pozicion që dëshironi.

  5. Kontrolluesi i temperaturës së ngrirësit*1

    Ky kontrollues rregullon qarkullimin e ajrit në ndarjen e ngrirësit duke e vendosur atë në një balancë të përshtatshme.

  6. Koshi i derës së ngrirjes

    Ruan pako të vogla me ushqime të grira. Mos mbani akullore ose ushqime që do të mbahen për periudha të gjata.

  7. Prodhuesi automatik i akullit*1

    Këtu është vendi ku prodhohet dhe ruhet akulli automatikisht.

  8. Filtri i ajrit

    Redukton aromat e këqija brenda pjesëve të frigoriferit.

    SHËNIM
    • Mos e çmontoni filtrin e ajrit. Nëse dëshironi ta zëvendësoni, ju lutemi kontaktoni qendrën e informacionit për klientët të LG Electronics.

  9. Dhomëza e freskët*1

    Këtu ruhen artikujt ushqimor në temperaturë më të ftohtë se sa pjesa tjetër e frigoriferit.

  10. Mbajtësja që nxirret

  11. Paneli i kontrollit të temperaturës së frigoriferit*1

    Vendos temperaturën e frigoriferit.

  12. Ftohja e derës*1

    Ajri i ftohtë del për të ruajtur të ftohtë koshin e derës së frigoriferit.

  13. Rafti i frigoriferit

    Ruan ushqimet e ftohura dhe ushqimet e freskëta.

    • Ruan ushqimet me përmbajtje më të lartë lagështire në raftin e sipërm.

    • Lartësia e raftit mund të rregullohet duke e vendosur raftin në një kanal tjetër me lartësi tjetër.

    • Numri real i rafteve ndryshon nga modeli në model.

  14. Rafti i poshtëm

    Ruan ushqimet e ftohura dhe ushqimet e freskëta.

    KUJDES
    • Mos vendosni gjëra në pjesën e përparme të raftit të poshtëm. Gjërat mund të bien dhe mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pajisjes.

  15. Sirtari i frigoriferit

    Mban frutat dhe perimet.

  16. Depozita e ujit*1

    Këtu është vendi ku depozitohet ujit për të furnizuar dispenserin.

  17. Koshi i derës të frigoriferit

    Ruan pakot e vogla me ushqime të ftohura, pije dhe enë salce.

    • Numri real i koshave ndryshon nga modeli në model.

  18. Mbajtësja e lëvizshme për vezë*1

    Ky është vendi ku mbahen vezët.

    • Mund ta zhvendosni dhe ta përdorni në pozicionin e dëshiruar sipas nevojës. Megjithatë, mos e përdorni si kosh akulli dhe mos e vendosni mbi raftin e sipërme të frigoriferit ose të sirtarit të perimeve.