Gjatë përdorimit të funksioneve për gatimin automatik, koha e gatimit dhe niveli i energjisë përcaktohen manualisht.
Hapni derën dhe shtypni NDALO/Pastro.
Shtypni butonin Energjia derisa të shfaqet niveli i dëshiruar i fuqisë në ekran dhe shtypni Fillo/Hyr.
Zgjidhni kohën e dëshiruar, duke përdorur Më shumë/Më pak.
Mbyllni derën dhe shtypNI Fillo/Hyr.
Kur përfundon gatimi, bie një sinjal dhe në dritaren e ekranit shfaqet End. End mbetet në ekran dhe sinjali bie përsëri çdo minutë derisa të hapet dera ose të shtypet ndonjë buton.
Nëse nuk zgjidhet një nivel energjie, furra shkon automatikisht në energji të lartë.