Nxirrni mbajtësen e akullit nga prodhuesi i akullit.
Mbusheni mbajtësen e akullit me ujë deri në vijën e shënuar të ujit.

Futeni mbajtësen e akullit përsëri në vend duke e rrëshqitur.
Pasi uji të ketë ngrirë, mbajeni levën e mbajtëses së akullit dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për të liruar kubat e akullit.

Kapeni dorezën e koshit të akullit dhe tërhiqeni atë.
Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm.
Bëni kujdes të mos derdhni ujë kur të tërhiqni mbajtësen e akullit.
Bëni kujdes të mos e rrotulloni me forcë mbajtën e akullit pasi mund të thyhet.
Nëse hapni dhe mbyllni shpesh derën e ngrirësit, duhet më shumë kohë që uji të ngrijë.
Prodhuesi i akullit mund të hiqet për të krijuar më shumë hapësirë në dhomëzën e ngrirësit.
Nëse mbajtësja e akullit është mbushur plot, kubat e akullit mund të ngjiten me njëri tjetrin dhe do të hiqen me vështirësi.
Akulli mund të nxirret më lehtë nëse derdhni ujë në mbajtësen e akullit.