Ndiqni udhëzimet më poshtë për të përdorur metodën e diagnostikimit me zë.
Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet për diagnostikimin me zë të vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ.
Hapni të gjitha dyert e frigoriferit.
Rrotulloni çelësin në cilësimin e mesit.

Rrotulloni çelësin në cilësimin më të ngrohtë dhe lëreni ashtu për 2 sekonda.

Brenda 3 sekondave, rrotulloni çelësin në cilësimin më të ftohtë. Lëreni ashtu për 2 sekonda.

Brenda 3 sekondave, rrotulloni çelësin përsëri në cilësimin e mesit dhe lëreni ashtu për 2 sekonda.

Mbajeni telefonin përballë daljes së sipërme djathtas të altoparlantit.

Produkti do të lëshojë 4 herë një sinjal nëse aktivizohet Smart Diagnosis.
Gjatë Smart Diagnosis, do të dëgjoni sinjalin e transferimit të të dhënave.
Pasi të ketë përfunduar transferimi i të dhënave, diagnostikimi do të shfaqet në aplikacion.
Për rezultate më të mira, mos e lëvizni telefonin ndërkohë që po transmetohet zëri.